Zilia e hipopotamit
- Published in Fëmijët
- Nga: Jeta Dedja
Na ishte njëherë një hipopotam i cili jetonte në breg të një lumi, rrëzë një peme të lartë e degëzuar shumë. Një ditë, një çift zogjsh vjen e bën folenë te pema. Zogjtë këndonin nga mëngjesi në darkë të lumtur e përkushtuar në ndërtimin e folesë. Hipopotami i dëgjonte dhe i vinte inat pse nuk dinte të këndonte dhe madje as të fluturonte.
S’ka gjë,- i thanë zogjtë. Mos u mërzit. As ne nuk notojmë dot si ty.
Por hipopotamit nuk i dilte e keqja. O donte të këndonte o hiç.
Do rri gjithë ditën në lum e do këndoj - mendoi ai. Dhe ashtu bëri. Iu drejtua lumit, zuri një vend në mes të tij dhe hapi atë gojën e madhe e të shqyer, nxorri një zë të tmerrshëm saqë gjithë gjallesat nuk po dinin ku të fusnin kokën nga të qeshurat.
Hmmm- ashtu ëëë,- tha Hipopotami. Mbase po të hipi në pemë si zogjtë, do këndoj më mirë. Iu avit pemës, por nga pesha e tij ajo u anua aq shumë sa ra përdhe. Edhe foleja e zogjve u prish.
Por hippopotami i zilepsur nuk u merakos. Ai gjeti një degë, mori pozicion sërish dhe shqeu gojën çorap për të kënduar. Do pyesni ju, a i bëri pema derman?
Po jo mor jo, hipopotami nuk është zog. Hipopotami ka cilësira të tjera që nuk i ka zogu dhe të dy bashkë i japin bukuri dhe vlerë natyrës. Jo gjithmonë diçka që e ka tjetri mund ta kemi edhe ne. Le ta duam dhe vlerësojmë veten siç jemi pa dëmtuar dhe lakmuar tjetrin.
Përshtati: Jeta Dedja
©FlasShqip.ca










