Arte & Media

Vdekja më vjen nga një këpucë e tillë - Nga Dashnor Kokonozi

Historia e teatrit dhe aktorëve shqiptarë është plot ngjarje të bukura, improvizime dhe batuta që shpesh i mbijetojnë edhe vetë shfaqjeve që harrohen.

Këtu nuk dua të sjell në kujtesë improvizimin gjenial të Aleksandër Moisiu që ndërsa luante rolin e Otellos dhe ishte makijuar me të zi në fytyrë kur doli në skenë u kujtua se kishte harruar të ngjyente duart e tij të bardha…

Në oborrin e Teatrit Popullor tregohej edhe një incident tjetër, për të cilin do jap vetëm thelbin dhe jo shfaqjen dhe emrat e aktorëve, se me siguri familjarët do të thonë se i ka ndodhur dikujt tjetër. Dhe mund të kenë të drejtë.

Po shfaqej të themi “Hamleti” kur vetë protagonisti i luajtur nga një aktor i shkëlqyer, në skenën kur duhet të vrasë Pollonin, vëren se nuk kishte shpatën me vete, që duhej t’ia “ngulte” atij e ta vriste. Shfaqja rrezikonte të dështonte.

I ndodhur në një rrethanë nuk bëhet me e vështirë, Hamleti e qëllon Pollonin fort me shqelm nga pas.  Ky i fundit, që e kuptoi si ishte puna ulëriu “nga dhimbja” dhe për të përligjur vdekjen u rrëzua në skenë duke thënë:

 “Ah, këpuca paska qenë me helm!”