Unë ta dhjes… - Nga Artan Gjyzel Hasani
Nëse do më duhej të përshkruaja me një fjalë të vetme thelbin e veprimeve tona të përditshme do të zgjidhja foljen “ta dhjes”.
Të dhjerët e tjetrit mesa duket është sporti kombëtar i shqiptarëve. “Ta dhjes, prandaj edhe jam.”
Ne jemi mjeshtërorë në artin e të dhjerit të tjetrit. Ne të lemë kur të duam si të dhjerë. Pikë!
Në strukturën anatomike të shoqërisë shqiptare siç kuptohet lehtë, bytha zëvendëson gojën. Në të vërtetë shqiptarët dhjesin me gojë. Mjafton të hapim gojën dhe të lëmë si të dhjerë.
Shprehjet klasike të heroizmit tonë të përditshëm janë “ia dhjeva X” dhe “e lashë si të dhjerë Y”.
Ne përvetësojmë djersën dhe mundin e tjetrit dhe themi “e lamë si të dhjerë”, vjedhim pronën e tjetrit dhe themi “ia dhjeva”. Ia hedhim shtetit dhe ligjit dhe themi “ua dhjemë dhe i lamë si të dhjerë”. Debatojmë me dikë dhe nuk shkëputemi nga debati pa “ia dhjerë” bashkëbiseduesit.
E keqja është që ne dhjesim kudo dhe vazhdimisht. Gjëja më e lehtë që mund të bëjmë.
Ne lemë si të dhjerë kolegët, shokët, armiqtë dhe jo rrallë edhe prindërit, vëllezërit e motrat. Mburrja jonë është dhjerja e tjetrit.
Skënderbeu ia dhjeu Sulltanit, Hamzai ia dhjeu Gjergjit, Enveri ua dhjeu sovjetikëve, Berisha ua dhjeu komunistëve, Rama ua dhjeu të gjithëve, ne ia kemi dhjerë gjatë historisë sonë kujtdo që na ka dalë përpara, e sidomos atyre që na kanë qëndruar pas. Ua dhjemë turqve, serbëve, grekëve, italianëve, ua kemi dhjerë shumë herë Amerikës, Europës, Kinës…
Ne shqiptarët nuk i gëzohemi fitores sonë, por dhjerjes së kundërshtarit. Dhe kundërshtari ynë është cilido. Kemi mbetur prej shekujsh ulur galiç në pozicionin e të dhjerit, ndaj dhe nuk ecim perpara. Të tjerët ecin, zhvillohen, përparojnë, ndërsa ne veç dhjesim tjetrin. Duke gjerbur kafenë e mëngjesit mendojme se cilin do lemë sot si të dhjerë. Përndryshe do vinte mbrëmja dhe do dhisnim në shtratin tonë.
Dhjerja e tjetrit është një domosdoshmëri akute për ne shqiptarët. Eshtë stadi fillestar i përdorimit të thikës, sopatës dhe kobures mbi tjetrin.
Dhe u çuditëm pse fitoi BBV Egla. Si të mos fitonte? Ajo shkëlqeu! Aktroi për hir të lojës apo shpalosi vetveten, pak rëndësi ka. Si një shqiptare par excellence, Egla bëri pikërisht atë që dinë të bëjnë më mirë shqiptarët: ua dhjeu të gjithëve dhe la si të dhjerë cilindo që guxonte ta përshëndeste, t’i fliste, të debatonte. Nuk fliste, por villte. Nuk villte, por dhiste. Madje jo vetem ua dhjeu, por në ndonjë rast edhe i pordhi duke i lënë ata të pjerdhur. Egla dëshmoi më së miri filozofinë shqiptare “Dhitja tjetrit në çdo kohë pa dallim seksi, gjinie, krahine dhe ideje”. “Dhit, dhit se diçka do të mbetet.” Dhe mbeten plot 100 mijë euro... vlera e jashtëqitjeve të gojës në tregun shqiptar.
Fitorja e merituar e Eglës dëshmoi edhe një herë më shumë vërtetësinë e urtësisë shekullore shqiptare “Të dhjerën e tjetrit mos e lërë për nesër” dhe “Dhjet më mirë ai që dhjet i fundit”.
© Artan Gjyzel Hasani
















