Blog

Serbia nuk është shtet normal, është shtet gjenocidal - Nga Milaim Nela

Serbia jo vetëm është shtet armik i shqiptarëve, pasi armiq ne kemi patur që kur mbahet mend apo është shkruar historia, por ky shtet e ka platformë politike e shtetërore shfarosjen e shqiptarëve.

Ky shtet vetëm në luftën e fundit ka vrarë, djegur e shkuar në bajonetë mbi 1340 fëmijë vetëm se ata ishin shqiptarë.

Ushtarët e këtij shteti gjenocidal kanë përdhunuar mbi 20 000 gra e vajza shqiptare vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Serbia gjenocidale ka përzënë nga Kosova duke iu djegur paraprakisht dokumentat e identifikimit gati 1 milionë shqiptarë vetëm në 3 ditë.

Ushtarët e këtij shteti kanë prerë kokat e shqiptarëve dhe i kanë zier në kazanë siç zihen berrat. Kjo nuk ka ndodhur 300 vjet përpara, por gjatë luftës se fundit në Kosovë, e është dëshmuar nga vetë ushtarët serbë.

Serbia ka vrarë e përzënë nga trojet e veta mbi 3 milionë shqiptarë në 180 vitet e fundit, këta të vendosur kryesisht në Turqi.

Serbia gjenocidale iu ka marrë shqiptarëve mbi 90 mijë km katror territor e vazhdon të ketë ambicie e oreks për të marrë edhe atë që ka mbetur.

Pas humbjes së Kosovës gjatë luftës së fundit, Serbia gjenocidale ka ndryshuar taktikë. Luftën klasike me ushtarë me uniformë e ka zëvendësuar me luftë hibride duke blerë elitat politike, institucionet mediatike e sportive, këta të fundit të njohur si mjete me shumë influencë në opinion.

Propaganda e Serbisë gjenocidale është sofistikuar jashtë mase, sa na nxjerr kukullat e saj me bateri e na i shfaq si shembuj të civilizimit bashkëkohor përballë "patriotëve dhe nacionalistëve arkaikë".

Nuk jam i përditësuar se çfarë historie iu mësohet fēmijëve dhe nxënësve shqiptarë në Kosovë për historinë e shqiptarëve pasi në Shqipëri tekstet e historisë duhet t’i çertifikojë Greqia para se të dalin në qarkullim.

Gazetari sportiv dhe njëkohësisht gazetar i Radio-Tirana, Ervin Baku, nuk doli rastësisht me bluzën dhe simbolet e shtetit gjenocidal serb. Jo!

Ai doli si fytyra e institucionit shtetëror shqiptar që ka kanal të dedikuar në gjuhën serbe në mes të Tiranës, ndërkohë e anasjellta nuk ndodh në televizionin shtetëror serb.

Fakti që RTSH nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka bërë asnjë reagim ndaj gjestit të punonjësit të saj, do të thotë se pajtohet me gjestin apo nuk ka asgjë kundër.

Baku u shfaq me bluzën dhe simbolet serbe si fytyrë e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit e dërgoi skuadrën kombëtare të futbollit në Beograd në vitin 2014 të zhveshur nga simbolet kombëtare. Ndaj përgjegjësve të këtij vendimi megjithëse kanë kaluar 10 vjet, sot e kësaj dite nuk është ngritur asnjë padi e nuk është marrë asnjë masë.

Për gjestin tejet fyes ndaj të afërmve të viktimave të Serbisë gjenocidale nga ana e Bakut, nuk ka reagim institucionesh, sepse kjo është politikë institucionale.

Institucionet shtetërore, akademike, sportive e mediatike, të gjithë se bashku apo veç e veç, e kanë brenda tyre dorën dhe influencën e Serbisë gjenocidale.

Asgjë që ndodh në Shqipëri nuk që i bie ndesh interesave të Serbisë gjenocidale, por edhe ai bujku në fshat që ndoshta nuk i ka 4 klasë shkollë, e kupton që ajo që ndodh këtu parasëgjithash është interes serb.

Gjesti në dukje rastësor dhe i pafajshëm i Ervin Bakut me perjashtime të rralla jo vetëm nuk është dënuar nga opinioni publik dhe intelektual në Shqiperi, por në shumë raste edhe është mbrojtur qoftë direkt, duke përqeshur kritikët e këtij gjesti tepër fyes. E kjo për mua është akoma më e rëndë.

***

Në foton e mëposhtme është Memoriali i viktimave të vjeshtës së vitit 1913. Oficerë serbë masakruan civilë të paarmatosur e të pambrojtur, mes tyre dhe stërgjyshen time Sheme Sinamati me dy fëmijët e saj, djalin Ilmi, dy vjeç, dhe vajzën Hanife vetëm tre muajshe. Një oficeri serb, i maskuar si rrobaqepës, do të vriste me një goditje bajonete nënën e birin, të cilin ajo e mbante në krahë me shpresën se do ta mbronte.

Atë vit zona e Topojanit pati mbi 1300 viktima të pafajshme në fshatrat Topojan, Brekijë, Nimçë, Xhaferaj e Novosej. Vetëm në Topojan do masakroheshin në pabesi të plotë në një ditë të vetme 620 burra. Nga dëshmitarë okularë kam dëgjuar histori të lemerishme të atyre ditëve të tmerrshme. Gjyshi im i mbijetuar nga mrekullia e Zotit, thoshte se nuk kishin mbetur as burra, as gra, për të varrosur kufomat kapicë në disa fshatra, shtëpitë e të cilëve ishin djegur e rrafshuar me tokën. Viktimat do të varroseshin në varre të përbashkëta nga të ardhur prej fshatrave të tjerë, që ishin prekur më pak nga gjenocidi.

Një pjesë e këtyre tmerreve jo vetëm në Topojan, Lumë e rrethina të Prizrenit, janë përshkruar nga austriaku Leo Freundlich në librin “Golgpta shqiptare”, të përkthyer në shqip nga Frida Vokopola Gjoka.

Plagët nuk harrohen, megjithëse kane kaluar 110 vjet!

© Milaim Nela