Andej-Këtej

Ka edhe 'tironce'

Armand Plaka shkruan në Facebook:

Ka gegë, ka toskë, por ka edhe "tironce". Sikurse dhe sot, në faqet e shtypit të asaj kohe ishte gjithashtu e rrallë, e palëvruar, pavarësisht se në popull flitej e njihej gjerësisht në kryeqytet. Kështu ka ndodhur edhe me këtë prurje me nota humori të botuar nën pseudonimin “Sufi Asmon Sufës”, në faqet e Revistës Letrare, më 1 prill 1944, që botohej në Tiranë nga Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Nexhat Hakiu dhe Sterjo Spasse, të cilët më vonë do të përbënin edhe shtyllën bazë nga e cila do të merrte udhë letërsia shqipe e Pasluftës, kritika letrare si dhe përkthimet letrare.

 

 

Tagged under Armand Plaka