Andej-Këtej

Histori me prokurorë

"Një prokuror i ri, m'u hap një ditë dhe më tregonte mes ofshamash:

- Eprori im nuk më lavdëron kurrë për hetimet e kryera me kujdes apo për konkluzionet e arsyetuara mirë. Atij i intereson vetëm sasia e letrave që ia dal mbanë të heq nga tavolina e punës, në fund të ditës. Në krye të muajit më pyet vetëm sa procedime kam hequr qafe dhe, sa më shumë të jenë, aq më tepër lëvdata marr. Interesohet për sasinë, jo për cilësinë. Problemi që i ha shpirtin është puna e prapambetur, dhënia e drejtësisë nuk e shqetëson aspak. Për të, dhjetë konkluzione të nxituara, ku kërkohet dënimi i dhjetë të pafajshmëve, vlejnë dhjetë herë më shumë sesa një konkluzion i menduar gjatë dhe, natyrisht, i drejtë.


Atëhere, si për ta ngushëlluar, i tregova historinë e Vittorio Scialoja-s (1856 - 1933, jurist dhe politikan italian, studiues dhe profesor i së drejtës romake - shënimi përkthyesit), kur shkoi njëherë tek kreu i qeverisë për t'i mbushur mendjen që programi i një koleksioni të klasikëve latinë duhej të kurohej, me patjetër, vetëm nga Akademia e Shkencave:
- Shkëlqesi - i tha, - ky është një projekt afatgjatë, që kërkon përgatitje të kujdesshme. Nuk mund të kryhet "me mënyra fashiste"...
- Si? Ç'domethënë kjo?! - pyeti Kryeministri, duke shqyer sytë.
- Domethënë që s'mund të bëhet shpejt dhe keq, Shkëlqesi.


Edhe drejtësia është si puna e koleksionit të klasikëve: kërkohet që të bëhet shpejt, por jo turravrap."

[Piero Calamandrei, Elogio dei giudici..., Ponte alle Grazie, 2008]

Përktheu: H.Ligori