Kritiku i artit mbetet pa gojë
- Published in Andej-Këtej
Kritiku i njohur i artit në Shqipëri Prof.Josif Papagjoni mbetet pa gojë nga transformimi i imazhit femëror në Prizren. Ja si shkruan profesori në profilin e tij në Facebook duke u nisur dhe nga fotot shoqëruese.
“Pamje që të lë pa gojë. Duket sikur rrotën e historisë djajtë e rinj e kanë vërtitur mbrapsht. Ç'bëhet kështu? Dhe kam dëgjuar ca pseudo-intelektualë që i përligjin imazhe të tilla me të drejtën e besimit dhe brofka të tjera. Ky s'është besim, por masakrim i femrës dhe bukurisë së saj. Vafshin në djall ata që japin dy lekë dhe përqeshin varfërinë tonë duke krijuar pamje të tilla. Budallenj ata prindër, ata vëllezër, ata të dashur dhe burra që i duan vajzat, motrat, të dashurat dhe gratë e tyre kështu”!



