Si është e vërteta e parashikimit të Coronavirusit nga shkrimtari amerikan?
- Published in Andej-Këtej
Një fragment nga romani triller i autorit amerikan Dean Koontz “The Eyes of Darkness” publikuar për herë të parë në 1981 ka marrë dhenë në rrjetet sociale për shkak të parashikimit të Coronavirusit, virusit që ka shpërthyer së fundmi në Kinë.
Pjesë të shkëputura nga romani kanë qarkulluar këtë javë në rrjetet sociale jo vetëm në Kanada, duke sjellë ngjashmëritë mes virusit COVID-19 dhe atij që përmendet në libër si Wuhan-400.”
“Ata e quajnë gjënë Wuhan-400 sepse është prodhuar në laboratorët e tyre RDNA pranë qytetit Wuhan,” shkruhet në botimin e 2008 nga Shtëpia Berkley.
Ndërkohë që romani vërtet e përmend qytetin Wuhan në Kinë, epiqendrën e Coronavirusit, por ai nuk ka ngjashmëri me realitetin.
Si fillim, virusi "Wuhan-400" i romanit është një armë biologjike e krijuar nga njeriu. Coronavirusi nuk është, megjithë thashethemet në internet që sugjerojnë se virusi i ri ishte krijuar në një laborator.
Web-i i njohur për kontrollimin e fakteve Snopes tregon se në roman, virusi “Wuhan-400” kishte një përqindje fataliteti 100 përqind, ndërsa niveli aktual i fatalitetit të Coronavirusit llogaritet në rreth dy përqind.
Gjithashtu sipas Snopes, ndërsa botimi i vitit 2008 i librit përmend Wuhan, ribotimet e mëparshme të librit përdornin një emër tjetër për armën imagjinare. "Kur kontrolluam një botim të vitit 1981 të këtij libri nuk gjetëm asnjë referencë për "Wuhan ". Në atë botim, kjo armë biologjike quhet "Gorki-400" sipas qytetit rus ku u krijua," thuhet në hetimin e Snopes.
“Ne nuk jemi plotësisht të sigurt kur ose pse ndodhi ky ndryshim. Nga sa mund të themi, arma biologjike fillimisht quhej "Gorki-400" kur ky libër u botua në vitin 1981. Por prej vitit 2008, emri ishte ndryshuar në "Wuhan-400".
Referenca: CTVNews.ca



