Andej-Këtej

Zbuloni çfarë kanë thënë disa personazhe për protestën në Kalimash

Të shumtë ishin shqiptarët që reaguan përmes statuseve të tyre në Facebook lidhur me protestën e sotme në Kalimash për tarifën e rrugës së Kombit. Flasshqip ka zgjedhur disa nga personazhet më të spikatur dhe aktivë që reagojnë shpesh si qytetarë dhe profesionistë të pandikuar politikisht. Dikush e përcjell mesazhin përmes ironisë, një tjetër përmes humorit a sarkazmës, por e sigurt është që të gjithë e kanë seriozisht.

Prof. Përparim Kabo shkruan: Protesta e sotme dhe ndonjë tjetër paralajmëruese me kamion në rrugën e kombit në lidhje me pagesën për të kaluar atje duhen lexuar me vëmendje...Ka një argument që nuk mund të anashkalohet...ajo rrugë është ndërtuar me fonde nga buxheti shtetit dhe me kredi tregëtare me një interes të kripur. Të dy këta burime monetare dalin nga xhepat e qytetarëve tanë së pari si taksa që mbushin buxhetin dhe së dyti si % bankare që ne paguajmë për kredinë po nga buxheti se është kredi e marrë nga qeveria që e vuri në planet e saja të ndryshimit të vendit ndërtimin e kësaj rruge duke realizuar një vepër monumentale. Kjo rrugë është me shumë se rrugë, është ndryshimi historisë, është bashkimi truallit të atdheut, është ëndrra përtej ëndrrës sepse lidhi atdheun tonë në trevat natyrore, është arterie zhvillimi ...e kombit shqiptar...ndaj tarifa të tilla më të larta se në Gjermani dhe në Zvicër janë jashtë logjikës. Si qytetar ju them ndaluni...para se të jetë vonë, rishikojeni dhe ndryshojeni. 1 euro max 1 euro e gjysmë është e pranueshme. Edhe diçka...qyteti Kukësit nuk duhet të paguajë...ata njerëz e kanë parapaguar jo këtë tarifë por shumë më tepër me atë që bënë në krizën e Kosovës...Mirënjohje atij komuniteti...! Atje ku ka varfëri nuk duhet të shkojnë shtrëngimet monetare por duhet të shkojnë tolerimet dhe zhvillimi...! Ndryshe pakënaqësia përzjerë edhe me aventurën dhe negativitetin mund të degradojnë edhe në dhunë si edhe pamë. Përballë atyre pamjeve të gjithë jemi të humbur, por në rradhë të parë shteti shqiptar !

Dr. Ardian Muhaj : Hajde Kosovë! Sot asht dita me u solidarizu me Kuksin...! Shumëkush mendon se apartejdi është fenomen që ka ekzistu vetëm në Afrikën e Jugut. Nuk është aspak ashtu... Mund të shihet de fakto në se krahason Strugën me Ohrin, Çairin me Shkupin parizien përtej Vardarit, por që të legjitimohej me firmë e vulë e vkm-ra në shek. XXI ndaj kuksianve, hasjanve e malsorve të Gjakovës është përtej çdo limiti. Të ndodhur mes traut të Morinës që u pamundëson punësimin, kurimin e shkollimin në Prizren apo Gjakovë dhe traut të hajnisë që u pamundëson lidhjen me pjesën tjetër të Republikës së Shqipërisë, sot duhet të jemi krenarë që ky model i apartejdit u zhbë përpara syve qorr të atyre që deshën ta jetësojnë atë...!

Prof. Lekë Sokoli: Po, kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrë...Ndaj, asnjë besim te qeveritarët. Edi Rama po e mbush kupën me "aktovacitë" e tij. Ai po i lë shqiptarët në mëshirë të kapitalit të babëzitur (anti)shqiptar (sic po dëshmon nafta, minierat dhe tani edhe rrugët). Sali Berisha ka, ndër të tjera, përgjegjësinë historike që e la Shqipërinë pa opozitë...Pushtetarët e Kosovës, por edhe VV-të, bëjnë sehir. Rreziku ynë më i madh (edhe kombëtar), sic duket, është ai që ka më shumë pushtet.  Sot për sot ky njeri e ka emrin Edi Rama. Unë nuk kam bërë kurrë deklarime 'të forta' Por, këtë herë...

 

Mimoza Koçiu-gazetare : A do vendoste të dëgjonte në 60 ditet e ardhshme kuksianët se sa e pamundur është ajo tariffë për ta, nëse nuk do ishin ngritur sot? (Nuk e kishin fajin tollet në fakt) Kanë gjithë javën që e shprehin kundërshtinë, por nuk ua vuri veshin njeri! Pse nuk u dëgjuan para se të negociohej kontrata koncesionare? Ja që edhe delet dinë të thonë mjaft! P.S. ajo shkelja e syrit në fund, rrëzoi gjithë përbetimin si misionar.  P.S. 2. Më i rendë se tradhëtimi i emocioneve nga crregullimi i frymëmarrjes, më ngjau përjashtimi i këshilltarëve socialistë. Edhe kur partia të thotë, jeto me bar, mos guxo të kërkosh gjë tjetër, se nuk ke vend në rradhët e atyre që i bëjnë rregullat vec për të tjerët.

Agim Xhafka-gazetar : -O zotëri? -Urdhëro! -Cila rrugë të çon në Surrel? -Nga je ti,or çun që nuk di Surrelin? -Nga Kukësi.

Sevim Arbana-Shoqata në dobi të gruas shqiptare:  Populli- ky gjigand me tru. Për kë bien sot këmbanat? Sot në Kukës.

Enida Bozheku-Avokate: Ja lumtë kuksianëve! Hallall dora dhe shpirti rebelues! Këtë herë është kauzë e popullit, përtej politike! Ne paguajmë sarajet e plehrave që na tregojnë "krosantet e Maria Antonietës"!

Ergys Mertiri- sociolog: Sot jemi të gjithë kuksianë: barbarë dhe krenarë! Sot dinjiteti ishte përballë arrogancës së hajdutëve, me hunj e gurë nëpër duar, për t’ia thyer asaj brinjët. Sot nuk u shkatërrua asnjë pronë e përbashkët, por u thërrmua fodullëku kryelartë i një pushteti banditësh, që nuk di të respektojë popullin e vet. Sot u shkërmoq një ngrehinë kusarie që më shumë se paratë dhe gjakun e qytetarëve iu vjedh atyre dinjitetin, duke ua grabitur djersën hapur, ditën për diell. Sot jemi të gjithë kuksianë!

Besjan Pesha- Shoqëri civile: Qeveria mund të organizojë një tender për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit dhe ta paguajë me lekët që mbledh nga taksa e qarkullimit te nafta. Ose të heqë taksën e qarkullimit nga nafta dhe ti bëjë rrugët me pagesë të arsyeshme dhe kontrata normale. Të dyja nuk mund të rrinë sepse quhet vjedhje dhe ky vend është tashmë shumë i varfër. Sot në Kalimash, populli dha një shije të asaj që mund të pësojë e gjithë paria e Tiranës nëse nuk bën disa hapa pas nga gllabërimi i pasurive publike. Kujdes trima!

Enriko Ceko-Pedagog : Keqardhje për arrogancën e pushtetit dhe mendjemadhësinë e opozitës në lidhje me protestën legjitime kundër taksës së Rrugës së Shqiptarëve.