Shampanja pihet në fund!
- Published in Andej-Këtej
- Nga: AFRIM KRASNIQI
Koha për shampanjë? Jo! Jemi ende shumë larg. Shanset janë në dorën tonë. Koha për reflektim, reforma konkrete, rezultate konkrete.
Vetëm dy muaj për të ndryshuar gjërat. Vettingu në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese, ngritja e SPAK, politikanët e lartë të akuzuar për përballje me drejtësinë, një administratë më efektive dhe progres real për reformën zgjedhore, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nuk janë 3 vende të BE kundër Shqipërisë. Janë 3 politikanë shqiptarë që kanë në dorë fatin e vendit dhe kanë bërë e po bëjnë pak ose aspak për t’a ndryshuar atë.
Paradoksi shqiptar: qytetarët duan integrimin, politikanët i frikësohen dhe e pengojnë atë, por sapo vjen një sinjal pozitiv nga Brukseli, politikanët na mbushin ekranet duke ndarë “dekorata” e merita me njëri-tjetrin, kur janë të të njëjtës parti, dhe duke denigruar tjetrin, kur janë të siglave të ndryshme politike.



