Nga Orienti në oksident pas 106 vitesh por…
- Published in Andej-Këtej
Shkruan: Përparim Kabo-Akademik
Nga Orienti në oksident pas 106 vitesh por…
Skepticizmi im, mbase jo vetem i imi, u tejkalua! Ftesa erdhi!
Nga Orienti në oksident pas 106 vitesh ... Udhë e gjatë, peshë e rëndë...
Gjeopolitika na krijoi si shtet, por të coptuar. Gjeopolitika në 2008 krijoi dy shtete të shqiptarëve...
Hyrja në NATO ishte kthesa historike ... Madje një hap përpara Serbisë...
Më në fund besohet, duke tejkaluar edhe paragjykimin religjioz, ndaj shumicës së popullsisë në vendin tonë ... që nuk është me të njëjtin besim si shumica e Europës...
Presidenti Francez Macron foli pa dhe me doreza ... pa, kur tha, “jo më Turqia dhe Rusia në Ballkan”... me, kur tha, “por jo kaq shpejt se s’jemi ne gati si strukturë” ...
Por, nëse gjatë mbetet jashtë BE-së Ballkani, ata që e kanë ndezur nuk ja përtojnë. USA e ka mbyllur këtë çështje ... brenda Bashkimit Europian, qoftë edhe si proces që zgjat. Ndaj mos humbni kohë!
Ne na mbetet zhvillimi i qëndrueshëm … Provat për të biseduar kanë ardhur jo për të qenë përtej derës...
Mbas 10 vitesh, një tjetër klasë politike do të jetë. Si njerëz dhe si mendësi ... Historia vazhdon...
Larg entuziazmit e sheh më qartë të vërtetën ... Jehonat e të shkuarës do të vazhdojnë sa kohë që në të gjitha rrethanat ka edhe të shkuar.
Ata që duan ta mbajnë të shkuarën si realitet, quhen të tejkaluar...



