Deformues dhe të deformuar - Na Artan Gjyzel Hasani
- Published in Andej-Këtej
Ka ardhur Koha. Në shkolla duhen mesuar vetëm gjuha dhe shkencat ekzakte. Asgjë tjetër. Asnjë lënde sociale, politike, historike apo kulturore.
Është e vetmja mënyre për të ndaluar deformimin e organizuar mendor të qënies njerëzore. Njerëzit duhet ta mësojnë vetë nga jeta të Vërteten Sociale, të Mirën dhe të Keqen, të Bukurën dhe të Shëmtuaren, Artin dhe Banalen, Luftën, Paqen, Fenë, Atdheun, Demokracinë dhe Diktaturat, moralen dhe amoralen.
Dhe nuk ka rëndësi çfarë dhe si do e mësojnë, por do e mësojnë vetë, në mënyrën e tyre personale dhe jo nga Tutorët. Në mënyrën e tyre.
Do të jenë produkt real i ushqimit të panjohur që zgjodhën të hanë dhe jo i racioneve “higjienike” të programuara që iu vunë përpara.
Përndryshe brezat që vijnë do të jenë një tufë bagëtish humane të ngopura deri në eshtër me Ideologjitë dhe Propagandën e Eksperimentuesve të Medhenj të Deformimit dhe bota një laborator-haur që do të kundermoje era bajgë...
Akoma nuk ua ndjeni erën kutërbuese shkollave, kolegjeve, universiteteve?
©Artan Gjyzel Hasani


