Andej-Këtej

Profesor Ariani, datat dhe të dhënat statistikore - Nga Bamir Bebeziqi

Në gjimnaz, në maturë, Historinë e Shqipërisë na e jepte profesor Arian Mataj. Ishte një tip i çuditshëm, karakter i veçantë e zor se gjen dot një të dytë.

Zakonisht ora e tij e mësimit ishte një orë e këndshme, kur secili nga ne e ndjente veten të lirë, jashtë prej rregullave strikte të imponuar nga mësuesit e tjerë. Në orën e tij të mësimit edhe flitej nga vendi, edhej lëvizej nga banka edhe qeshje e shpesh mësimi shoqërohej nga ndonjë ngjarje apo histori për të qeshur.

Një ditë profesor Ariani na tregon një histori për një provim të tij, si student, përballë një profesori në moshë, në lëndën e Historisë së Kohës së Re.

Profesor Ariani na tregoi se për data nuk ia thoshte, nuk kujtonte, por në provim duhej të përmendte ngjarje historike me data e ai nuk ia kishte idenë. Profesori i moshuar, me kokën ulur dëgjonte studentin Arian, i cili filloi t’ia fuste kot data pas datash. Aty nga fundi, studenti Arian për t’u bërë i besuar thotë:

-Këtë datë nuk po e kujtokam profesor!

Profesori ngriti pak kokën, ngriti syzet e rëna mbi hundë dhe i thotë:

-Po futja edhe kësaj o Arian, ashtu si ia fute të gjithë të tjerave!

***

Ideja e “futja të dhënave” na ka shoqëruar gjithë jetën. Në Vjetarin statistikor që botohej çdo vit në Shqipëri, të paktën e kujtoj nga viti 1970 deri në 1990, pasi i kam patur të gjitha broshurat në shtëpi prej tim eti, sa herë lexoja të dhënat, më dilnin numra të rrumbullakosur, për shembull:

Popullsia e Beratit ne vitin 1980 është rritur me 2000 banorë.

Por dreqi ta hajë, si ka mundësi 2000 banorë e jo 1991, apo 2023?

Popullsia e Shqiperisë është rritur në vitin 1980 me 70 mijë banorë, apo filluan klasën e parë 60, mijë nxënes.

Këto shifra, seç më kujtonin profesor Arianin, në provimin e lëndës së Historisë.

Tani a kemi qenë e jemi të saktë në shifra, apo ia fusim kot, pasi dihet, se askush nuk i lexon e nuk ka ndonjë të çmendur  që merret me to…Po ja, që paska një të çmendur.

Kur lexoja dikur të dhënat nga institutet më prestigjioze të botës, gjithnjë i besoja, pasi asnjëherë nuk kishin të bënin me numra të rrumbullakosur, por sot pasi i lexoj me kujdes, shifrat nuk më dalin.

A mos ia fusin kot edhe institucionet më prestigjioze, apo i bëjnë qëllimisht?

Worldometer, është një nga institucionet më të saktë që jep pupullsinë e Botës e unë ka vite që e ndjek, pasi marr njohuri e mësoj për ritmet e rritjes së popullsisë e si do të duket bota pas 20 apo 30 vjetëvë, por çuditërisht shikoj që diçka nuk shkon.

P.sh. popullsia e botes arriti plot 7 miliardë banorë, në vitin 2011 dhe 8 miliardë në vitin 2022, pas plot 11 vjetësh, që i bie me një rritje popullsie pak më shumë se 82 milionë banorë në vit.

Kam lexuar diku, se parashikohet që 9 miliardë banorë do të popullojnë botën në vitin 2037, pra pas 15 vjetësh, që i bie 63-64 milionë banorë në vit.

Si ka mundësi që shtesa e popullsisë nga 82 milionë në vitet 2011-2022, të bjerë në 63 milionë në vitet 2022-2037, pra gati 19 milionë banorë më pak në vit? Me logjikë, popullsia duhet rritet më shumë për çdo vit, por del e kundërta.

E si realizohet kjo?

Kjo mund të realizohet vetëm duke ulur lindjet e duke rritur vdekjet.

Ah ç’po na lodh trutë do thotë dikushi, por më poshtë po ju paraqes të dhënat statistikore për tre vitet e fundit, të marra LIVE, nga Worldometer në mbrëmjen e 31 dhjetorit  te viteve, 2020, 2021, 2022. Secili që ka pak njohuri statistikore mund të nxjerrë përfundime.

Bota në 2022 krahasuar me 2021 ka ndryshuar me 91 milionë banorë, ndërsa çuditërisht rritja është vetëm 66 milion? Si mundet një gabim prej 25 milionë banorësh? A bëhet rastësisht apo qëllimisht?

A mos donin institucionet që ta arrinin 8 miliardshin në vitin 2022?

Po të shikosh me kujdes të dhënat, në vitin 2022 lindjet kanë rënë me rreth 6 milion në krahasim me vitin 2020 e 2021, e vdekjet janë rritur me rreth 8 milionë. Si ka mundësi që vdekjet në vitin 2022 kur Covid u lehtësua, të jenë shumë më të larta se në vitet 2020, 2021 kur Covid ishte prezent? A mos vallë me këtë skemë realizohet ulja e rritjes së popullsisë nga 82 milion në 63 milion, pra shembulli e tregon… ul lindjet, rrit vdekjet?

Ku po shkohet?

Link-u ku secili mund të shkojë tek Worldometer:

https://www.worldometers.info/world-population/