Andej-Këtej

Kur Kissinger “provokonte” kryetarin Mao - Nga Saimir Kadiu

Saimir Kadiu

Kjo ka ndodhur më 21 shkurt 1972, kur presidenti amerikan Nikson vizitoi Republikën Popullore të Kinës.

Kjo vizite ishte frut i të ashtuquajturës “diplomacia e ping-pongut”, që filloi me shkëmbimet sportive të ekipeve të ping-pongut midis Kinës dhe SHBA në fillim të viteve 70’.

Në botërorin e ping-pongut në Nagoya të Japonisë, më 4 prill 1971 u takuan Glenn Cowan (SHBA) dhe Zhuang Zedong (RP e Kines).

Kjo ndeshje shënoi shkrirjen e akujve në marrëdhëniet kino-amerikane dhe hapi rrugën e vizitës së Niksonit në Kinë.

Takimi Nikson-Mao kuptohet ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të kohës.

Amerikanët gjatë takimit, nëpërmjet Kissinger-it (Sekretarit të Departamentit të Shtetit), nisur edhe nga mosha e madhe e “Timonierit të madh” (asokohe 79 vjeç), dyshonin në inteligjencën e tij dhe për të qenë të sigurtë në suksesin e kësaj vizite e “provokuan” atë me një pyetje:

“Çfarë do të kish ndodhur në botë, nëse në vitin 1963 nuk do të ishte vrare presidenti Kenedi, por kryeministri sovjetik Nikita Hrushov?”

Përgjigja e liderit kinez ishte shumë lakonike: “Nuk mund ta parashikoja, por për një gjë do të isha i sigurtë. Onassis nuk do të martohej kurrë me Ninën, gruan e Hrushovit”.

Kissinger dhe amerikanët, kuptuan që përballë kishin një ujk të vjetër, shumë inteligjent dhe njëkohësisht cinik.

© Saimir Kadiu