Vota e emigrantëve - Diaspora për Shqipërinë e Lirë padi në Gjykatën Kushtetuese
- Published in Bota Shqiptare
Organizata Diaspora për Shqipërine e Lirë, e krijuar prej vitit 2020, përmes një publikim sot në rrjetet sociale ka njoftuar se ka depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese me objekt “Konstatimi i cënimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25 Prill 2021”. Palët që përfshin padia janë Kuvendi i Shqipërise, Këshilli i Ministrave dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Më poshtë teksti i plotë i deklaratës:
Tiranë/Zyrih, 28.02.2022
Nr. Prot. EXEC202203
Deklaratë për shtyp: Diaspora për Shqipërinë e Lirë depoziton më 25.02.2022 padi me objekt “Konstatimi i cënimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25 Prill 2021” pranë Gjykatës Kushtetuese
Që nga themelimi i saj, Lëvizja “Dispora për Shqipërinë e Lirë” është angazhuar në mënyrë proaktive për ndryshimet ligjore me qëllim mundësimin e votimit nga jashtë për të gjithë shtetasit që nuk kane si vendbanim të tyre Republikën e Shqipërisë, përmes mbajtjes së komunikimit të vazhdueshëm me institucionet që ligji i ngarkon me detyrimin për garantimin e kësaj të drejte. Në këtë kontekst, statuti i saj përcakton qartë: “Shoqata ka si qëllim që të [...] fuqizojë perceptimin e të drejtës së votës së diasporës dhe realizimit të ushtrimit të kësaj të drejte”
Me Ligjin Nr. 101/2020, date 23.7.2020 Kodi Zgjedhor pësoi ndryshime,të cilat për herë të parë parashikonin votimin nga jashtë dhe ligjvënësi ngarkoi organet e krijuara rishtazi me detyrën për miratimin e akteve nënligjore që lidhen me zhvillimin e këtij proçesi. Ky parashikim ngeli i pazbatuar duke i kufizuar kështu të gjithë shtetasve shqiptare me banim jashtë territorit te Republikes se Shqiperise te drejten aktive të votës. Votimi nga jashtë vendit nuk u mundesua jo vetëm për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe përmes mosveprimeve dhe qëndrimit pasiv të mbajtur nga ana e organeve të ngarkuara nga ligji me detyrimin për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë, duke cënuar kështu të drejtën e votës të parashikuar nga nenet 8 dhe 45 të Kushtetutës së Republikës se Shqipërisë.
Më tej, Ministria e Shëndetësise përmes Urdhërit Nr. 219, datë 19.4.2021 'Për karantimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërise nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia', iu mohoi shtetasve shqiptarë me banim në territorin e Republikës së Maqedonisë apo Greqisë, ushtrimin e të drejtës së votës në çdo mënyrë. Si ky urdhër ashtu dhe mosveprimet e organeve përkatëse, paraqesin problematika kushtetueshmërie
Në padinë e depozituar lëvizja rendit në detaj argumentimet ligjore për problematikat e kushtetueshmërisë të temave të sipërpërmendura dhe rendit si palë të interesuara ndaj padisë:
Kuvendin i Shqiperise;
Keshillin e Ministrave;
Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.
Me respekt,
Kryesia e “Diaspora Për Shqipërinë e Lirë”












