Betejat e humbura të qytetarisë - Nga Iva Grillo
- Published in Bota Shqiptare

Iva Grillo - Irlandë
Çfarë e detyron një ish-President që të prezantojë një libër për historinë e Tiranës në krah të krye-ekzekutorit të saj?
Dikush mund të thotë që krye-ekzekutori është kryetar bashkie i qytetit dhe nuk mund të shmanget...
Një dokërr e madhe kjo!
Askush nuk mund të detyrojë një autor a figure me integritet që të qëndrojë në krah të një gangoje, pavarësisht pozitës zyrtare të këtij të fundit.

Kjo quhet qëndresë apo bojkot ndaj së keqes...e mesa duket edhe ish-presidenti nuk e njeh si nocion apo ndoshta nuk i intereson ta njohë, përderisa paska vendosur të "pagëzojë" krijesën e vet artistike në ujin e qelbur të kryebashkiakut...
Intelektualët, artistët dhe figurat publike që kanë respekt për veten dhe shqetësohen për shembullin që japin, e kanë për detyrë qytetare ta bëjnë këtë distancim.
Nuk e di akoma se për çfarë beteje të humbur flet Bamir Topi në librin e tij, por një gjë është e sigurt: që qytetaria po e humbet përditë betejën e vet përballë krimit dhe mediokritetit.
Bojkotoni Veliajn!
©Iva Grillo












