Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, si shembja i idhujve - Nga Arben Vata

Arben Vata

Ministri i Brendshëm, kandidat për President i Shqipërisë, ishte shprehur pak a shumë kështu pak ditë përpara se te bëhej minister: "Kur të shihni një polic që ushtron dhune ndaj qytetarëve, fytyra e tij do të jetë fytyra ime ".

Kurse kandidati i përhershëm për Nobel, shkrimtari me fame botërore Ismail Kadare, (propozuesi i Lleshajt si kandidat për President), zgjodhi të mos shprehej për prishjen e Teatrit, duke thënë "Mos më ngaterroni se jam sëmurë...".

Këta që po protestojnë janë aktorë, gazetarë e qytetarë të thjeshte, të cilët donin të mos shembej Teatri.

Shembja e Teatrit, tregoi se tashmë idhujt kanë rënë. Ata që presin nga politika, vazhdojne të mbahen pas fijes se hollë të perit...

©Arben Vata