Fundi i virusit shqiptar - Nga Rushan Xhaferi
Rushan Xhaferi
Pushteti vellezër është si plaçkë që blihet,
Blihet si për ironi me lekët tona,
Liria ngelet si shpresa e fundit,
Për njerëz që jetojnë me punën e mundit.
Skenari i njëjtë vjen çdo katër vjet,
Jemi viktima të të njëjtit pushtet,
Fjalë dhe premtime, nga politikanë pa besë,
Si lugë e zbrazur për një shoqëri pa shpresë.
Por ka ardhur fundi, dhe gota u mbush,
Populli gulçon si krisma, si pushkë,
Fati i familjeve si këngë mjerimi,
Zëri i fëmijëve si melodi vajtimi.
Njerëzit ngado për turp veç ekzistojnë,
Në hyrje pallatesh ngjeshur mbijetojnë,
Bejlerët e vilave nga lart i shikojnë,
Qeshin dhe tallen pa cipë si gjithmonë.
Surreli, kjo kullë e mbretit, po fillon,
Të ndjejë tronditjet që Prilli po dërgon,
Fundi po i vjen dhe Dimri po mbaron,
Virusi i Shqipërisë, ditët numëron!
©Rushan Xhaferi












