Shtegtimi i Skënderbeut në kohërat moderne - Nga Luan Rama
Në sajë të kësaj pulle emetuar në Francë, më së fundi imazhi i Skënderbeut dhe Krujës heroike mund të shtegtojnë sërrish në kohrat moderne, ashtu siç shtegtoi ky imazh, ky emër, kjo histori e shkruar nga Barleti e Beçikemi tek librat e autorëve europianë ku ky hero gjeti ehot e lavdisë dhe të një vendi martir si Shqipëria.
Janë thjesht dy pulla, punuar me art, elegancë: kalorësi legjendar dhe kështjella e pamposhtur e shtetit të tij të pavarur, dy pulla që sot n’a japin kënaqësinë t’i vendosim në letrat që dërgojmë në çdo cep të botës. Ja pse ky heroi i Mesjetës vazhdon shtegtimin e tij në hartën e botës, përmes letrave intime të njerëzve.
Kur të marrësh letrën time, mik i dashur, e dashur, ti do kuptosh se është dikush nga gjaku yt që të shkruan.
Faleminderit Zamir Mati!




