Dervish Hima, një hero i historisë shqiptare - Nga Enver Robelli
Dervish Bej Hima (1873-1928). Publicist dhe aktivist kombëtar shqiptar. U lind në Ohër. U angazhua për themelimin e shkollave në Shqipëri dhe botoi broshura dhe gazeta në gjuhën shqipe.
Më 1897 u përndoq nga autoritetet osmane dhe u arratis në Bukuresht, ku nga viti 1898 publikoi “Pavarësia e Shqipërisë” (L’independence albanaise), e cila një kohë të shkurtër doli në shqip, frëngjisht dhe rumanisht. Më 1899 vajti në Romë dhe atje botoi bashkë me Mehmed Bej Frashërin gazetën “Pavarësia e Shqipërisë” (L’independence albanaise) në gjuhën shqipe dhe frënge, më vonë e botoi vetë nën emrin “Albania”.
Nga viti 1901 publikoi disa broshura në turqisht të cilat drejtoheshin kundër Sulltan Abdylhamitit të II-të dhe njëkohësisht kërkonin një shtet të pavarur shqiptar. Pas presionit osman u detyrua të largohet nga Italia dhe shkoi në Paris, më vonë në Gjenevë.
Pasi xhonturqit morën pushtetin, Hima u kthye në Shqipëri, por për shkak të kundërshtimit në rritje ndaj xhonturqve u dënua më 1908 me tetë muaj burg. Qeveria osmane i ofroi pa sukses poste të rëndësishme për ta larguar nga Shqipëria.
Më 1909-1910 botoi në Stamboll gazetën “Shqiptari-Arnavud” në gjuhën shqipe dhe turke. Kur u ndalua gazeta, Hima më 1911 filloi të botojë gazetën “Shkumbi”.
Më 1917 administrata ushtarake austro-hungareze e emëroi inspektor të arsimit në qarkun e Tiranës. Më vonë nën Ahmet Zogun u emërua shef i shtypit.
© Enver Robelli



