Trashëgimi

Shqipja, shqyti i shenjtë shqiptar - Nga Burim Bardhari

Formula ose dëshmia e pagëzimit tonë

Gjuha Shqipe është zanafilltas e veçantë si pagëzimi ynë i përbashkët fisnor të cilës i këndoi Fishta dhe Frashëri, jo për mburravecje por mirëfilli për mbijetim dhe mbarësi që nga lashtësia, sepse disa popuj tjerë as nuk kanë gjuhë përkatëse burimore por janë huazime dhe përpunime “dialektike” dhe degë të gjuhëve madhore, si “serbishtja” degë e gjuhës sllavishte ose degët e gjuhës semitike si “arabishtja”, e cila sipërfaqësoi dukshëm tek në shekullin e shtatë të epokës sonë, mbi njëmijë vite pas Ilirëve kur gëzonin vlugun e pavarësisë së tyre dhe shembulli tjetër i mirënjohur, anglishtja si “lingua franca” sot gjuha zyrtare botërore është degë e gjuhës madhore gjermanike.

Stërgjyshërit tanë rrugëhapës dhe pishtarë urtësisht nuk shpikën ndonjë fe fanatike si ato meslindore dhe fqinjore me rrënjë mitologjike sa për të ngritur mitin e themelimit tyre fisfetar si disa mite meslindore, ngase u mungonin gjuhët e mirëfillta nistore dhe derisa përfituan fillimisht nga mitet e mugëta ato i sollën pasoja të mëvonshme vetë sajuesve duke e përjetësuar vartësinë e miteve të stisura kinse me bekim hyjnor. Ndërsa të parët tanë shpikën një të folme fisnore me gramatikë shkencore, mirëfilltas e mëvetësishme dhe e pavarur nga gjuhët e tjera madhore e cila është edhe tapia e trashëgimisë sonë historike si dhe fletëpronësia nga lashtësia.

Gjegjësisht, gjuha në këtë rast ka rëndësi thelbësore për qytetërimin tone, sepse është përkushtimi ynë dhe shqyti shpirtëror, prandaj shqiptaria shquhet si “feja” ose “ideologjia” jonë, ngase ruajmë rrënjët e së vërtetës gadishullore duke pronësuar çelësin e lashtësisë si dhe të të drejtës së autorësisë pararendëse. Rrjedhimisht shqipja e shenjtë për nga lashtësia qëndron spikatur në trungun e pemës së gjuhëve madhore nga vlerat e saj parësore, jo se kemi sajuar ose paguar dhe bekimthi nuk i përçan shqiptarët, as dogmatikisht dhe as politikisht, por i bashkon me flamurin kombëtar dhe me Besën bujare si qershiza shqiptare e shpikur për ligj e mirësjellje, si parim i artë i ndërsjelljes ose reciprocitetit mes qytetarëve të ngritur ndërsa sa i përket besimtarëve të denjë, Besimi në Zot, nga parimi i Mëshirës Hyjnore është pingul dhe falas, pa anëtarësi dhe pa argati, pa detyrime e pa kushtëzime, sepse virtyti buron nga vullneti i lirë, jo nga nënshtrimi mendjeverbër i shërbëtorit të shkombëtarizuar puthador, që vuan nga kompleksi i inferioritetit duke e fshehur atë vetëmashtrimthi me kompleksin e superioritetit të dikuj tjetër, si sindroma e Stokholmit kur viktima pretare arsyeton shtypësin nga frika ose pasiguria. 

© Burim Bardhari