Drejt një "pranvere kanadeze"? - Nga Nathalie Elgrably Lévy
- Published in Kanada
Nathalie Elgrably Lévy
Autorja është senior economist e Montreal Economic Institute, lektore me kohë të plotë në High Commercial Studies of Montreal prej vitit 1992 dhe kolumniste e Journal de Montréal.
Për shekuj me radhë, mendjet më të ndritura kanë shkruar ode dhe himne gjithë pasion për lirinë, dhe më të guximshmit kanë sakrifikuar jetën e tyre për ta mbrojtur atë. Liria ka qenë prej kohësh një vlerë themelore qytetëruese, një koncept i shenjtë që duhet mbrojtur pa kompromis.
Por kjo ekzistonte dikur. Sot, në një botë që i nënshtrohet përmbysjes së vlerave, liria është viktima e madhe e pandemisë. Ideja e lirisë është zhvlerësuar, madje shndërruar në tabu. Ajo po portretizohet si një herezi e mbrojtur nga disa komplotistët të çmendur dhe, për ta përqeshur sa më shumë dhe për të nxitur përbuzje ndaj saj në mendjet e njerëzve, ajo është zëvendësuar me termin tallës "libarté" (jo liberté).
Stop!
Kjo përbuzje është e rrezikshme. Sepse të demonizosh lirinë do të thotë të sakrifikosh të gjitha vlerat që bart ky term gjithpërfshirës. Do të thotë të mbysësh lirinë e mendimit, shprehjes, shtypit, fesë dhe të gjitha liritë e tjera civile. Do të thotë t'i grabisësh individit mundësinë për të bërë zgjedhjet e tij. Në thelb është t’i grabisësh mundësinë e ekzistencës.
Për më tepër, të dënosh një gjë, është të pranosh të kundërtën e saj. Prandaj, të denigrosh vullnetin e lirë do të thotë të vlerësosh robërinë dhe të promovosh urdhërat për bindje dhe nënshtrim. Pra, kini kujdes, ruhuni si nga murtaja prej fanatikëve dhe prej atyre që i ekzalton kontrolli i tepruar. Sepse, ashtu si autonomia përcakton lumturinë e një shoqërie, përmbushjen individuale, paqen sociale dhe të gjitha format e përparimit, çdo ligjërim kundër lirisë është toksik dhe antisocial.
Mbrojeni!
Sigurisht, liria ime përfundon aty ku fillon ajo e tjetrit. Por ku mbaron liria e tjetrit që të fillojë e imja? Një gjë është e sigurt, respektimi i lirisë së të tjerëve nuk do të thotë kurrën e kurrës që të vetmohoesh. Dhe meqenëse historia ka treguar se liria nuk fitohet kurrë njëherë e përgjithmonë, dhe që nuk është e patjetërsueshme, është e pamjaftueshme të pohojmë se jemi të lirë të jemi vërtetë të tillë. Ne duhet ta mbrojmë pa u lodhur këtë ideal të bukur.
Një "pranverë kanadeze" duket se po afrohet. Le të jemi të ndjeshëm ndaj saj, sepse, për të perifrazuar Falardeau, liria është pafundësisht më shumë se një markë kosi!
Burimi: Journal de Montréal












