Kanada

Kryeministri i Alberta-s Kenney do kontestojë në gjykatë masat e jashtëzakonshme

  • Published in Kanada

Kryeministri i Alberta-s, Jason Kenney ka njoftuar sot (19.02.) përmes llogarisë së tij në Twitter se Partia e Bashkuar Konservatore e Alberta-s do ta kundërshtojë në gjykatë përdorimin e Aktit të Masave Urgjente nga qeveria federale.

Kenney pohoi se përdorimi i ligjit është “i panevojshëm” dhe “joproporcional”, “shkel të drejtën natyrore”, “shkel mbi kompetencat provinciale” dhe “krijon një precedent të rrezikshëm”.

Edhe pse javën e kaluar ai pat deklaruar se e respektonte vendimin e qeverisë federale nëse e gjykonte të nevojshme ta përdorte Aktin e Masave Urgjente për t'i dhënë fund manifestimeve në juridiksione të tjera, megjithatë, ai pat qartësuar se përdorimi i këtij ligji në provincën e Alberta-s mund të nxisë tensione. Madje për ketë arsye ai i kërkoi edhe Parlamentit Provincial të ndjekë shembullin e Québec, duke refuzuar zyrtarisht aplikimin e masave të jashtëzakonshmë në Alberta.

Sipas Jason Kenney, Alberta i ka kompetencat e nevojshme për të garantuar zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik.

Ndërkohë Policia Federale Kanadeze RCMP, në fillim të kësaj jave arrestoi 11 persona që protestonin në pikën kufitare Coutts.

©Flasshqip.ca

Foto: Radio-Canada