Kanada

Kryeministri Justin Trudeau nis turin në katër shtete të Europës

  • Published in Kanada

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka nisur një tur gjashtë-ditor vizitash në Europë dhe në mbrëmje (06.03) ka mbërritur në aeroportin e Londrës, ku është pritur nga Ralph Goodale, Komisari i Lartë i Kanadasë në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç Londres, tre stacionet e tjerë të Justin Trudeau do të jenë Gjermania, Letonia dhe Polonia, këto dy të fundit shtete kufitare me Rusinë dhe Ukrainën e njëherazi anëtarë të Aleancës së Atlantikut Verior, NATO.

Arsyeja e vizitës është sigurisht lufta në Ukrainë, konflikt që megjithë pasojat e tmerrshme, për Trudeau personalisht, ishte si një “dhuratë” nga qielli për t’i shpëtuar paq krizës së brendshme të shkaktuar nga protestat në Ottawa dhe për të kthyer faqen, pas një situate të pazakontë dhe diskredituese për Kanadanë. Tashmë vëmendja e opinionit të brendshëm është thuajse tërësisht e përqëndruar te lufta Rusi-Ukrainë. Tashmë thuajse është harruar se si Trudeau i anuloi masat e jashtëzakonshme vetëm 48 orë pasi pat kërkuar me insistim që ato të ratifikoheshin nga Dhoma e Komunave.

Perveç homologëve dhe drejtuesve të katër shteteve të sipërpërmendur, kryeministri kanadez do takohet edhe me trupat ushtarake kanadeze të dislokuar në Europë. Ndërkohë në Londër, përveçse me kryeministrin Boris Johnson, ai do të takohet edhe me kryeministrin holandez Mark Rutte.

©Flasshqip.ca

Foto: Radio-Canada, The Canadian Press/Adrian Wyld