Skiatori kanadez Mikaël Kingsbury fiton për të tetën herë medaljen e artë në një kampionat botëror
- Published in Kanada
Skiatori kanadez Mikaël Kingsbury ka arritur një fitore të dyfishtë të shtunën (25.02.) dhe të dielën (26.02) në Kampionatin Botëror të skijimit akrobatik që u zhvillua në Bakuriani të Gjeorgjisë. Ai doli i pari edhe në garën individuale edhe në garën më dy konkurentë, të cilën e fitoi ndaj sudedezit Walter Wallberg (kampion Olimpik në fuqi) me pikavarazhin 19-16. Ky ishte titulli i tetë kampion botëror për Kingsbury dhe i katërti në këtë garë. Ai pat arritur gjithashtu një fitore të dyfishtë më 2019 në Deer Valley, Utah dhe 2021 në Almaty, Kazakistan.
“Ishte përtej pritshmërive të mia arritja e një suksesi të tillë në tre kampionatet e fundit botërorë radhazi dhe fitorja e këtij titulli të tetë në një garë kaq të fortë. Jam pa fjalë”, ka deklaruar Kingsbury pas garës, në një intervistë për Radio-Canada.

Para se të arrinte në finale, ai së pari mundi ngushtë kanadezin Elliot Vaillancourt dhe amerikanin Dylan Marcellini. Më pas mundi francezin Benjamin Cavet dhe kazakun Pavel Kolmakov.
Ky ishte kampionati i 19-të botëror i skijimit në stil të lirë, që për herë të parë është organizuar në vitin 1986 në Tignes, Francë. Kampionati i ardhshëm do të zhvillohen në vitin 2025 në Engadine të Zvicrës.
Mikaël Kingsbury ka lindur më 24 korrik 1992 në Sainte-Agathe-des-Monts, Québec. Ai është fitues i medaljeve të argjendta në Lojërat Olimpike 2014 (Sotchi) dhe 2022 (Pekin) si dhe i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të vitit 2018 në Korenë e Jugut. Në kampionatet botërore ai ka fituar 8 medalje ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi. Palmaresi i tij i kombinuar në të gjitha llojet e kompeticioneve është një rekord botëror më vete: 113 herë në podiumin e fituesve, me 78 medalje ari, 29 argjendi dhe 6 bronzi.
© Flasshqip.ca
Foto: Getty Images/Alexis Boichard/Agence Zoom











