Kanada

Kanadaja konfiskon një avion rus, Moska paralajmëron ndërprerjen e marrëdhënieve

  • Published in Kanada

Sipas The Canadian Press, diplomacia ruse ka paralajmëruar se marrëdhëniet me Kanadanë janë “në prag të ndërprerjes”, pas vendimit të qeverisë Trudeau për të konfiskua një avion të madh transporti rus.

Ka qenë kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili gjatë vizitës së papritur në Ukrainë në fundjavën e kaluar, e njoftoi presidentin Zelensky se Kanadaja ka sekuestruar zyrtarisht një avion i cili i përket Rusisë, i bllokuar që nga shkurti i vitit 2022 në hapësirat e Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

Në kundërpërgjigje të veprimit të qeverisë kanadeze, Ministria e Jashtme e Rusisë përmes në një deklaratë në gjuhën angleze të publikuar sot paradite (14.06.) ka bërë të ditur se Kremlini zyrtar është i gatshëm të reagojë dhe vendimi do të ketë pasojat më serioze për marrëdhëniet ruso-kanadeze.

Kanadaja është vendi i parë i G7 që miratoi një ligj që e lejon qeverinë jo vetëm të konfiskojë asetet pronë e individëve objekt i sanksioneve, por edhe të konfiskojë paratë dhe t'ua shpërndajë ato viktimave të një regjimi gjithashtu objekt i sanksioneve.

Trudeau deklaroi që qeveria e tij ka parashikuar nisjen e procesin të konfiskimit të avionit në fjalë dhe përdorimin e fondeve për të mbështetur Ukrainën, çka do të përbëjë dhe aplikimin për here të parë të dispozitave të ligjit të sipërpërmendur.

Ndërkohë bëhet e ditur se një raport i Senatit kanadez i paraqitur muajin e kaluar, ka paralajmëruar se një legjislacion i tillë mund të rrezikojë bizneset kanadeze jashtë vendit dhe të kompromentojë rregullat e shtetit të së Drejtës, nëse dispozitat nuk zbatohen sipas procedurave tradicionale.

Avioni cargo rus Antonov 124, i operuar nga transportuesi i mallrave Volga-Dnepr, është stacionuar në Aeroportin Pearson saktësisht që nga 27 shkurti 2022 dhe kostoja ditore e qëndrimit të tij mbi pistë është rreth 1,000 dollarë. Avioni pat sjellë në Kanada një sasi të madhe testesh për depistimin e shpejtë të COVID-19. Pak orë pas zbritjes së tij në token kanadeze, Ministri Federal i Transportit Omar Alghabra pat njoftuar se Kanadaja mbylli hapësirën e saj ajrore për të gjithë avionët rusë, në kundërpërgjigje të sulmit ndaj Ukrainës nga ushtria ruse, sulm i cili nisi më 24 shkurt 2022.

© Flasshqip me informacion nga The Canadian Press

Fotot: The Canadian Press/Frank Gunn