Hyjnë në fuqi tarifat e reja doganore amerikane mbi çelikun dhe aluminin kanadez e europian
- Published in Kanada
Sekretari amerikan i Tregëtisë, Wilbur Ross, ka konfirmuar hyrjen në fuqi sonte në mesnatë të tarifave doganore mbi importimet e çelikut (25%) dhe aluminit (10%) nga Kanadaja, Meksika dhe 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Një vendim i cili, sipas medieve kryesore botërore, mund të shkaktojë një “luftë tregëtare”.
Këto tarifa ishin vendosur qysh në mars të ketij viti por u pezulluan përkohësisht dy herë nga Presidenti Trump, për të mundësuar negociata me disa vende. Për administratën Trump pezullimi kushtëzohej me finalizimin e një marrëveshje të re për treggëtinë e lirë në Amerikën e Veriut (ALENA 2). Bisedimet për këtë qëllim ende vazhdojnë por me këtë zhvillim të fundit duket se perspektiva e finalizimit por largohet gjithnjë e më tepër.
Siç pohojnë shumë agjenci lajmesh, këto masa do të pasohen me kundërmasa nga vendet e prekura prej tarifave në fjalë. Kanadaja dhe BE madje e kanë deklaruar hapur ndërmarrjen e kundërpërgjigjes. Ka qenë vetë ministrja e jashtme kanadeze, Chrystia Freeland, e cila ka bërë dje një deklaratë në lidhje më këtë temë.
Sa i takon Komisionit Europian, prej kohësh është bërë e ditur që në se do vendosen tarifa doganore nga administrata Trump mbi importet e çelikut dhe aluminit europian, kundërmasa do të jetë 3,4 milardë dollarë tarifa mbi importet amerikane në vendet e BE.
Burimi: Radio-Canada/Reuters/La Presse Canadienne/Le Figaro/Washington Post
Photo credit: La Presse canadienne/Fank Augstein/AP












