Kockat e fildishta - Nga Vangjush Ziko
Jo shtëpi
po kukull nur
muret gur më gur
me gëlqere të bardhë
lyer
Kotet e bukura
si kostumi
në stendat e muzeut
veshur
me ëndrrat e shtrenjta
Vila përbri
(stolisur si ruspi)
ia thyen tjegullat
prej argjili të pjekur
me hijen e saj
beton dhe hekur
I kërcasin kockat
e fildishta
krak-kruk
qytetit tim
Moderni shekull
e shkel fodull



