Krijimtari

Foletë e zogjve nuk bien njëherësh me gjethet - Nga Faruk Myrtaj

Ranë edhe gjethet e fundit, si moshë të treta

Foletë e zogjve ende, në degët e drurëve

Gjethet në to s’i rrëzoi dot as Vjeshta

Edhe Dimri u druhet, vonohet udhëve… 

Si gjethet rralluar, zogjtë s’u druhen njerëzve

“Janë zogj dëbore…”, më shkruajnë nga Vendlindja

(S’kam për t’i mësuar shenjat e zogjve që zbresin prej poleve

Që në të kundërt me mua mërgojnë për nga Juglindja...)

Ndër gishta drurësh endur, fëmijëri gjethesh

S’u shembi dot era, as Vjeshtë e Tretë me shi…

Vendlindje të pabanueshme...

Gjer në kthimin sërish.

©Faruk Myrtaj