Një kafe me shokët e mi - Nga Zeqir Cama
E shijova këtë kafe, në kulm,
pa qënë kafepirës i thekur,
kokërrqejfi, s’arrihet më shumë,
as me mishin e kecit të pjekur.
S’është gjë e ngrëna me pije,
edhe qetë ripërtypen në grazhd,
filxhani i kafes ka hije,
kur e ndien kë ke në krahë.
Kush paguan... Kot bëjmë llafe,
kaq lekë askujt nuk i rënden,
edhe robi i këputur, me kafe,
i bën gjithë shokët, të dënden!
© Zeqir Cama



