Krijimtari

Liria - Nga Sami Milloshi

Asht nji ditë

e zezë,

e akullt,

e trishtë

m’ka hy n’koc i ftofti,

e asht tue ma thërmue kocin.

Druj se kam

me u gdhi shtangun,

e kam me lyp paterica

me u çue n’kambë,

Po as patericat

nuk ka me pas

kush me m’i prue...

Ajri asht flliq prej urrejtjes,

ani pse unë

veç me dashtë kam dijtë,

e veç me dashtë di!

Kujtova se e gjeta Lirinë

ma n’fund,

po tash n’thinjninë time

e mora vesh

qi paskem gabue,

si nji fmi

q’e humb rrugën në pyll.

Jam ba me i ardhë keq

gurit e drunit,

si m’verboi kaq ligshëm

maska e Lirisë?

A po vjen me mue miku jem,

ta gjejmë Lirinë e humbun?

Vetëm s'muj me e gjetë,

gjithnji Liria ka nevojë

për dy njerëz:

nji me u vetflijue,

e nji tjetër

me i ndodhë njat t'flijuemit

mos me e shti

n’dhé n'vetmi.

Zgjidh e merr:

a don me u vetflijue,

a don me m’nejt njat,

t’flijohem unë për ty?

© Sami Milloshi - Boston, USA janar 2024