Njoftime

Ambasada shpall kandidatët për në KKD

Ambasada Shqiptare në Kanada ka zyrtarizuar sot kandidatët që do t’i propozohen Ministrit të Diasporës Pandeli Majko për të përzgjedhur 2 prej tyre për të qenë anëtarë në Këshillin Koordinativ të Diasporës (KKD). 

Kjo bëhet e ditur përmes njoftimit që Ambasada Shqiptare në Ottawa u ka dërguar në kohë gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces si dhe palëve të interesuara.

Në njoftimin e saj, ambasada nën firmën e ambasadorit Ermal Muça thekson se: “Në përmbyllje të këtij procesi konsultimi të gjerë dhe të shtrirë në kohë, si pasojë e angazhimit të përbashkët dhe kontributit tuaj thelbësor, kam besimin se lista e kandidaturave, përbërë nga figura dhe kapacitete të diasporës sonë këtu, me arritje të shumta profesionale dhe kontribute të rëndësishme në shërbim të komunitetit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe e promovimit të Atdheut dhe identitetit tonë kombëtar, figuron përpjekjet për larmi dhe gjithëpërfshirje paçka se nuk është e lehtë të jetë shteruese kur bëhet fjalë për një komunitet të tillë në shifra dhe cilësi”

Flasshqip e publikoi që dje listën e kandidatëve me 16 emra, duke mos patur informacion vetëm për 3 kandidatët e propozuar nga njëra prej shoqatave të Torontos ACE, e cila, nuk e pa të arsyeshme t’i ndante propozimet e saj me median. Gjithsesi, ca gjëra janë çështje vizioni, ca të tjera çështje transparence, ndërsa shumëçka çështje dëshire e aftësie.  

Përfundimisht, pas një procesi konsultimesh, sfidash informative, debatesh në forume sot kemi zyrtarisht këta kandidatë.

  1. Adriana Fishta Bejko
  2. Agustin Simoni
  3. Alban Merepeza
  4. Anton Brunga
  5. Ardian Lagji
  6. Ardian Radovicka
  7. Denisa Balla
  8. Genc Tirana
  9. Ilda Fida
  10. Julian Dyrmishi
  11. Kostandin Ristani
  12. Lulëzim Rrafshi
  13. Mira Shehu
  14. Nehat Kaloshi
  15. Nerina Jahja
  16. Rukije Kondaj
  17. Shani Pnishi
  18. Zeqirja Rexhepi

Vlen të nënvizojmë se propozimet kanë respektuar edhe normën e barazisë gjinore të parashikuar në ligj. 30% e kandidatëve janë femra. Tashmë mbetet që Ministri i Diasporës Majko të përzgjedhë më të mirët dhe më të përshtatshmit për të qenë anëtarët e parë në historinë e Këshillit Kordinativ të Diasporës Shqiptare.

©Flasshqip.ca

 

Tagged under Diaspora ambasada KKD