Letërsi

Shtëpia në bregdet

Nga: Sulejman Mato

Eshtë një shtëpi në bregdet e vetmuar,

s’ka zëra femijesh, s’ hyn e s’del asnjeri.

 

Kanë ikur të gjithë dhe e kanë lënë,

duke e dënuar me harrim dhe vetmi…

 

Guret si guret… Nuk ndjejnë asgjë

për të dashurit, as dhimbje as trishtim.

 

Poshtë saj një ulli grindet me erërat,

duke u plakur nga pak çdo ditë.

 

Kush tha që gurët dhe drurët nuk ndjejnë?

Kush e njeh trishtimin e gurëve?

 

Po të kishin gojë, ulërima do nxirrnin?

Do plasnin dhe gurët siç plasin zemrat…

 

Më mirë që gurët dhe drurët nuk ndjejnë

Ndryshe...hataja do të ndodhte me ndarjet.

Tagged under Sulejman Mato