Sport

Shaban Trstena, shqiptari i parë që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike - Nga Saimir Kadiu

Saimir Kadiu

Shaban Trstena e ka fituar medaljen e arte në Lojërat Olimpike të Los Angeles në vitin 1984, në mundjen e lirë, pesha 52 kg (kuptohet duke qenë sportist i ish-Jugosllavise).

Trstena i lindur në Shkup, 58 vjet më parë, më 1 janar 1965, është ende medalisti i artë më i ri (19 vjeç) që e fiton një medalje të tillë në sportin e mundjes në një Olimpiadë.

Në Olimpiadën e Seulit në vitin 1988, Trstena fitoi medaljen e argjendit.

Trstena ka qenë edhe dy herë Kampion i Evropës në vitet 1984 dhe 1990.

Gjate karrierës së tij ka fituar 715 ndeshje në 741 të zhvilluara gjithsej.

Ka marrë pjesë në 42 turne të nivelit ndërkombëtar, duke fituar 30 medalje të arta... dhe në mënyrë paradoksale, kur u kthye nga Los Angeles me medaljen e artë olimpike në aeroportin e Shkupit, e pritën 20 vetë, kryesisht familjarët e tij. Asnjë autoritet jugosllav nuk ishte në pritjen e kampionit.