Sport

Kristian Prenga mund argjentinasin Ricardo Ramirez – Në Air Canada Centre valëvitet një flamur shqiptar gjigand

Boksieri shqiptar i peshave të rënda Kristina Prenga, ka regjistruar parmbrëmë fitoren e radhës në Air Canada Centre, në një përballje me argjentinasin Ricardo Ramirez, të cilin e ka mundur me knockdown në mes të raundit të tretë, pasi e kish hedhur më parë në tapet që në raundin e dyte.

Sipas Toronto Star, kanë qenë rreth 800 përkrahësit e tij shqiptarë në sallë, të cilët më brohorima entuziazmi kanë valvitur një flamur gjigand kombëtar me shqiponjën dykrenore. Madje e përditshmja kanadeze e ka cilësuar mirditorin Prenga si sportistin që arrin të shesë më shumë bileta aktualisht në skenën e boksit profesionist në Ontario, përmes sensibilizimit dhe mobilizimit të komunitetit shqiptar që e përkrah atë.

“Nuk e kisha menduar që do kisha kaq mbështetje” ka deklaruar boksieri shqiptar për Toronto Star, i cili me sugjerimin e ish-kampionit të Botës të peshave të rënda Lennox Lewis, pasi kaloi nga kickboxing në boks, erdhi prej viti të kaluar të stërvitet në Kanada dhe ka tashmë një skedë rezultati 8-1.

Sipas trajnerit të tij, Chris Johnson, Prenga ende nuk është ndeshur me yje të peshave të rënda si për shembull Anthony Joshua apo Deontay Wilder, por ai gjithsesi është në rrugën e mbarë të aftësimit në boksin profesionist dhe rezultatet e tij janë premtuese.

Burimi: Toronto Star/Photo credit Steve Russell

Tagged under KristianPrenga