Si kanë reaguar personazhe të njohur mbi shtyrjen e negociatave?
Afrim Krasniqi:
“Ka ca tipare ballkanike që fatkeqësisht i kemi në gjak: refuzim të njohjes së realitetit, kurajo për ta parë të vërtetën në sy, mungesë vizioni e lidershipi për të pranuar e marrë përgjegjësi, përulje ndaj pushtetit dhe arrogancë ndaj qytetarit. Festë edhe kur nuk ka asgjë për të festuar, edhe kur ka lajme të këqija, edhe kur vetë dështon, edhe kur rivalët e tu dështojnë. Të flasësh për Shqipërinë e banorëve të saj, për Shqipërinë e Edi Ramës dhe Shqipërinë e Lulzim Bashës të duket se po flet për tri vende të ndryshme, tri jetë të ndryshme, tri realitete të ndryshme, tri botë të ndryshme.”
Taulant Dedja
Në pritje të garës mes analistëve, opinionistëve dhe gjithologëve pro dhe kundër, leksion nga Franca: Askush nuk e pranon fajin!
"Rashë përtokë unë i mjeri dhe fajin e ka Volteri!
Te vija hunda më shkoi dhe fajin e ka Rusoi!"
Genc Mlloja
Tashmë verdikti u dha për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në fund të vitit 2019 pasi të plotësohet një listë e gjatë kushtesh, që u shtohen atyre ekzistuese. Por për të ardhur deri tek vendimi i djeshëm një gjë më ka rënë në sy në raport me fqinjët. Greqia ka qenë e aktivizuar shumë për çeljen e menjëhershme të bisedimeve, duke lobuar edhe në Bruksel e kancelari të ndryshme, sikurse kanë njoftuar mediat e ndryshme. Mirëpo edhe pse mbështetëse e deklaruar pa kushte, këto kohë Italia nuk ka qenë aq e 'zellshme' në promovimin e çështjes së hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.
E vë në dukje një gjë të tillë se kur shikoj prapa dhe kujtoj kohën e procesit të liberalizimit të vizave, Italia, tërë autoritetet e saj dhe veçanërisht ministri i jashtëm Fratini dhe ambasadori Saba Delia kanë qenë 'kampionë' të vërtetë në përpjekjet për liberalizimin e vizave çka edhe ngjau.
“Askush nuk mund të harrojë përpjekjet e palodhshme të ish- ministrit të jashtëm të Italisë Franco Fratini që e bëri çështje gati si personale këtë ‘çlirim’ të dytë demokratik të shqiptarëve”, kam shkruar në një artikull me titull “Brukseli midis shqiptarëve dhe politikanëve të Tiranës” me 12/02/2013 botuar në Tirana Observer dhe Albanian Daily News.
Në atë kohë Greqia nuk ishte aq e zellshme. Të dy këto vende mbetën mbështetëse potenciale të Shqipërisë, por sipas konjukturave të brendshme dhe të jashtme të secilit pre tyre intensiteti i lobimit të këtij karakteri ndryshon. Jemi në vitin 2018! Presim nënshkrimin e Marrëveshjes së Detit me Greqinë dhe shumë gjëra të tjera që lidhen me të.
Ylli Dylgjeri
Kjo Europa jo vetëm orën na shtyn 1 orë përpara, po tani po na shtyn edhe vitin!!!
Ardian Muhaj
Fituam një humbje të madhe e të bukur... Nga kalendat greke në ato europiane...!
©FlasShqip.ca











