Në djall të shkojnë punët e SHBA, le të shohim Iranin
- Nga: Eric Margolis
Presidenti Trump vazhdon të premtojë se do të krijojë më shumë vende pune në Amerikë. Por veprimet e tij shpesh flasin ndryshe. Shembulli më skandaloz ishte anulimi që Trump i bëri traktatit bërthamor multi-nacional të Iranit, i cili u mirëprit nga bota si një hap i madh drejt denuklearizimit në Lindjen e Mesme.
Në shfuqizimin e traktatit ndërkombëtar të nënshkruar nga SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, SHBA-të poshtëruan aleatët dhe rivalët e tyre që ishin në favor të marrëveshjes. Irani që tashmë i kishte dorëzuar 97% të uraniumit të pasur Rusisë, mbylli reaktorët dhe centrifugat dhe i lejoi inspektorët e OKB-së të drejtojnë të gjitha objektet e saj bërthamore, në momentin kur Trump grisi marrëveshjen që ishte në negociata që prej vitit 2015.
Irani ka qenë nën një embargo tregtare të ashpër të udhëhequr nga SHBA që nga revolucioni i vitit 1979, i cili kishte si qëllim dëmtimin e ekonomisë dhe ushtrisë së saj si dhe për t'i nxitur njerëzit të rebeloheshin kundër qeverisë së tyre. Uashingtoni përdori të njëjtat taktika - pa sukses - kundër Irakut të Sadam Huseinit dhe Kubës së Fidel Castros.
Kaq shumë intensive është urrejtja e administratës Trump për Iranin Islamik, sa që vendosi të heqë marrëveshjen bërthamore multi-nacionale që do të kishte si qëllim hapjen e Iranit në tregtinë perëndimore dhe një burim fitimi për kompanitë amerikane dhe evropiane. Elementi kryesor i marrëveshjes ishte shitja e rreth 210 avionëve komercialë Iranit nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, një marrëveshje me vlerë rreth 40-50 miliardë dollarë, duke mos llogaritur shitjet në të ardhmen të pjesëve të këmbimit.
Embargoja amerikane ndaj Iranit që nga viti 1979 e ka bërë të pamundur modernizimin e flotës të saj ajrore. Iranit i është mohuar avioni modern, pjesët e këmbimit, motorët dhe instrumentet, duke e lënë atë me avionë të shkatërruar që nga vitet 1970.
Rezultati i zymtë i embargos së imponuar nga SHBA ka qenë 17 rrëzime të avionëve civilë iranianë me 1500 të vdekur.
Shumica e avionëve komercialë të Iranit - një koleksion i avionëve të vjetër, kryesisht Boeing & Airbus kineze dhe sovjetike, 25 vjecarë – janë Flying Coffins. Mirëmbajtja Iraniane, trajnimi dhe kontrolli i trafikut ajror janë nën standardin e duhur. Fluturimi mbi dhé përreth maleve të larta të Iranit është një sfidë për pilotët më të mirë, madje edhe për një pjesë të vogël të avionëve të rinj ATR me turbohelike.
Mohimi i Uashingtonit ndaj Iranit të Boeing Aircraft (dhe avionëve Airbus sepse ato përmbajnë pjesë të prodhuara në SHBA), do të thotë humbja e dhjetëra mijëra vendeve të punës me paga të larta në SHBA dhe Evropë. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, deklaron se ka biseduar me Trump për anulimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe porosive për Boeing.
Është e vështirë për të vërtetuar pretendimin e Netanjahut, por është e qartë se grupi ndikues gjithnjë e më i fuqishëm i Izraelit në Amerikë dhe aleatit të tij, fondamentalistëve Christian Zionists, kanë luajtur një rol kyç në pengimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe shitjen e avionëve komercialë.
Ne ende nuk e dimë koston e plotë të vendeve të punës amerikane të humbura dhe të biznesit për të ndihmuar izolimin e Iranit. Por mund të thuhet se pjesa e humbur prej 20 miliardë dollarësh duhet të konsiderohet si pjesë e ndihmës vjetore amerikane për Izraelin.
Industritë e avionëve Rusë dhe Kinezë, së shpejti do të jenë në gjendje të shpërndajnë avionë modernë të pasagjerëve në Iran dhe të pranojnë pagesa në naftë. C919 dhe ARJ21 të Kinës tani po përfundojnë servisin. Sukhoi Superjet 100 i Rusisë do të jetë gati së shpejti. Trump do të hajë veten me dhëmbë nga inati i të tjerëve.
Trump dhe aleatët e tij po përpiqen ta shtyjnë Iranin në një qoshe dhe ta provokojnë atë që të sulmojë forcat amerikane që janë gati përreth saj. Një përleshje detare në Gjirin Persik është pretekst i qartë për luftë.
Ndërsa SHBA shkon pas Iranit, ajo ka hapur një front të ri anti-musliman kundër Turqisë, aleates së vjetër duke imponuar taksa të rënda për eksportet e Ankarasë në SHBA dhe duke sulmuar Lirën Turke që është gjithmonë vulnerabël. Kjo, nga ana tjetër, ka krijuar një krizë financiare në të gjithë Evropën, veçanërisht midis bankave të BE-së që i kanë dhënë kredi të buta të shumta Turqisë.
Trump & Co. po përpiqen të detyrojnë Turqinë të gjunjëzohet dhe të mbështesë qëllimet e politikës amerikane-izraelite-saudite. Turqia dhe Irani mbeten mbështetësit e fundit të rëndësishëm në rajonin e palestinezëve. Trump dhe zhvilluesit e pasurive të paluajtshme të New York City dhe burrat e pasur që e rrethojnë, janë të vendosur që t’iu tregojnë iranianëve dhe turqve me mendje të pavarur se kush është shefi i madh.
Përktheu për Flasshqip: Ariola Mani











