Opinione

Tre motivet, pse duhet të ikë Edi Rama: Opozita nuk e pranon, populli nuk e beson, partia nuk e duron dot më

Ndërkombëtarët janë të bindur prej kohësh, se nuk mund të lejohet të mbajë peng qeverinë, shtetin, parlamentin, ekonominë, policinë, drejtësinë dhe integrimin e vendit, një kryeministër e kryetar partie në pushtet, i cili, për shkak të anormalitetit psikik dhe lidhjeve me botën e krimit, urrehet nga populli i tij, ndërkohë që politikisht, i kanë mbetur rrotull “brekusheve”, vetëm 5-6 deputetë me biznese qeveritare por pa diploma, 10-15 ministra, ish-ministra e kryebashkiakë “blozë”, 1 bankë offshore  e  gruas dhe 2-3 oligarkë mafiozë që financojnë sundimin e tij, të skeduar edhe nga agjencitë speciale të SHBA-BE, për krime, trafiqe e korrupsion shtetëror.

Zhvillimet politike, qeveritare, shtetërore, ligjore, publike, social-ekonomike, diplomatike e ndërkombëtare në Shqipëri, kanë si “pikë vlimi”, kërkesën emergjente, për largimin e Edi Ramës, nga drejtimi i pushtetit ekzekutiv, ndërkohë që për pushtetin e tij në PS vendosin strukturat.

Opozita nuk e pranon më

Qysh pas publikimit në “Zëri Amerikës”, të raport-krimit të prokurorisë, për vjedhjen e votave parlamentare dhe pranimit të këtij krimi nga Dako i Durrësit, opozita PD-LSI-PAA, nuk pranon ta ketë kreun e PS, Edi Rama, partner politik kryeministror dhe në emër të këtij bojkoti personal, nëse refuzohet, opozita ka marrë vendim të dorëzoj mandatet parlamentare.

Si rrugë për daljen nga kriza, opozita ka lënë vetëm largimin e Edi Ramës, nga posti kryeministror dhe ka deklaruar, se nuk e pranon më si të tillë këtë aventurier, duke e argumentuar ultimatumin, me fakte të shumta e të njohura, për përdorim të pushtetit nga familja, për aferat 600 milionë euro koncesione, për qeveri e pushtet me eksponentë krimi, për mbrojtje e riciklim ministrash e drejtorësh hajdutë, për blerje e vjedhje votash pushteti.

Populli nuk e beson më

Sipas investigimit të publikuar nga “PAMFLETI”, deri para 1 viti, opozitës PD-LSI, i shkonin në protesta nga 5-6 mijë persona, ish-zyrtarë të qeverisjes së tyre, ndërsa më 16 shkurt 2019, vërshuan një numër i konsiderueshëm  shqiptarësh, pa asnjë lidhje me opozitën ish-pushtet krimi indentik si “rilindja”, por si reagim dhe urrejtje popullore, ndaj mashtrimeve të pushtetit harbut e hajdut “Rama”.

Në vitin 2013, mbi 1 milionë shqiptarë, i dhanë votat me shpresën, se Rama që pastroi Tiranën nga kioskat, do “pastronte” dhe Shqipërinë nga krimi politik, nga korrupsioni shtetëror, nga bandat  dhe grupet kriminale- mafioze, të lidhura me politikën e pushtetet.

Por edhe Rama, ashtu si Nano, Berisha, Metaj, Basha e Kryemadhi, bëri pushtet me krimin që duhej ta ndëshkonte, duke harruar Gërdecin, Rrugën e Kombit, CEZ-DIA, 21 janarin, koncesionet, kuliçët, 300 mijë vendet e punës, punësimet me meritokraci në administratë e gjithçka të zezë, për të cilat u betua, se do t’i zhdukte, por i mbrojti, i mandatoi me imunitet, i shtoi, i financoi e fuqizoi edhe më tepër në pushtetin e tij.

Partia nuk e duron më

E njëjta situatë krize, është krijuar për Edi Ramën edhe brenda partisë, postit të së cilës, iu kacavjer me leje ndërtimi, me vende pune, me intriga e denigrime ndaj Fatos Nanos, me licenca e 20% -sha, kur ishte kryetar bashkie dhe, pas kapjes së kolltukut, spostoi gjithë drejtuesit potencialë.

Batërdia që Edi Rama, bëri në kryesinë dhe strukturat e PS në qendër e bazë, deri edhe me ndryshim të emrit në “Rilindje”, ngjyrës në “Mavi-Pink” dhe logos në formë “Recipeta-Bikini”, por më tepër, përdhosja e imazhit me drejtues, deputetë, ministra e kryebashkiakë eksponentë krimi dhe hajdutë, ka krijuar acarim e neveri ekstreme ndaj tij.

Socialistët, me të drejtë nuk po e durojnë dot më Edi Ramën dhe bandën e tij “rilindëse” të taulantëve, gjylametëve, ballukëve, çuçëve, klosëve, beqjeve, pezëve, manastirlive, gjiknurëve e shumë vemje korrupsioni, ndaj kanë nisur, një lëvizje brenda “familjes” së PS, për shpëtimin e partisë së tyre nga “kryefamiljari” aventurier e zuzar dhe rikthimin e vlerave, të para vitit 2005./Pamfleti