Pakica abuzive shqiptare
- Nga: Afrim Krasniqi
Në parlamentin e vendit më të varfër në Evropë kemi politikanët më të pasur, një numër të madh individësh, të cilët duke patur pushtet e kanë përdorur atë për të krijuar e më pas shumëfishuar numrin e apartamenteve, tokave, garazheve, pronave, bizneseve, makinave, etj, për veten, familjen dhe miqtë.
Janë bërë as të pasur nuk e mbajnë mend se si nisi historia e pasurimit.
Dhe ata sot, në emër të sovranit drejtojnë gishtin me arrogancë tek gjyqtarët e prokurorët, policët e nëpunësit, mësuesit dhe mjekët, profesorët dhe akademikët, - duke i kërcënuar për vetting e arrestim.
Ata vetë refuzojnë çdo kontroll e hetim, çdo llogaridhënie dhe përgjegjësi. Është një deja vu, tipike për shoqëri në kriza përfaqësimi dhe kriza identiteti, ku një pakicë abuzon aq shumë në emër të shumicës sa shkëputet prej saj, krijon një botë virtuale, pa lidhje me realitetin dhe në fund, fillon të besojë se janë të zgjedhur nga lart për të sunduar në tokë.
Fundi i tyre dihet, ka qenë i njëjtë gjithherë në histori. E meritojnë edhe këta të sotmit, të njëjtin fund!











