Opinione

Pazari Thaçi-Vuçiç me trojet e Kosovës, viktimat e krimeve serbe dhe drejtësinë - Nga Lisen Bashkurti

Lisen Bashkurti

Me këto që po lexojmë dhe shohim në media për marreveshjen pazar midis Thaçit dhe Vuçiçit, të dakordësuar e mbështetur edhe nga disa gurëhedhës e dorëfshehur në Tiranë, Prishtinë apo gjetkë, është për të vënë kujën. Politikanë tregëtarë duan ta lënë popullin e Kosovës pa atdhe, pa dinjitet, pa drejtësi.

Nëpërmjet luhatjeve, dredhive, mashtrimeve dhe provokimeve të pafund prej disa vitesh, ne këto ditë mësuam se çfarë përmban në thelb marrëveshja pazar Thaçi-Vuçiç për "normalizimin" e marrëdhenieve Kosovë-Serbi.

Për këtë na ndihmoi deklarimi i një marifetxhiu, futëhundësi, sahanlëpirësi dhe pazarxhiu tanimë bojëdalë, ndërmjet medias, politikës, konspiracionit dhe midis Beogradit, Prishtinës e Tiranës. Nuk kemi dëshirë që të ndodhë, por nuk kemi arsye të mos e besojmë këtë bojëdalë për këtë marrëveshje famëkeqe kulisash...

Pazar me troje e pasuri të Kosovës

Marreveshja e pergatitur nga tregetaret e politikes synon parasegjithash dhenien e Veriut te Kosoves, me territor e pasuri Serbise. Ky lloj pazari me dhenie territoresh ka nisur shume vite me pare me Maqedonine e Veriut, u thellua me Malin e Zi dhe tani po tenton te kulmoje me Serbine.

Politikanet tregetare po e vetejapin Kosoven copa-copa si me qene malli i vet. Shqiptareve me dy shekujt e kaluar i jane marre mbi 50 mije kilometer katror territore, mirepo keto territore i jane marre me force dhe nga jashte.

Eshte e para here ne historine e Shqiptareve qe tre here radhazi marreveshjet me fqinjet behen duke leshuar territore fqinjeve, pa force dhe me vullnet nga brenda. Ky deshtim diplomatik i lidershipit politik te Kosoves eshte pa precedent kombetar dhe nderkombetar.

Me keto leshime territoriale te bera ndaj Maqedonise se Veriut, Malit te Zi dhe projektit per t'ia leshuar edhe Serbise Veriun e saj, Kosova po shkon drejt humbjes se viabilitetit, po kthehet ne nje ferme bujqesore pa resurse, pa mundesi, pa kurrefare kapaciteti ekonomik per te mbijetuar.

Pazarxhinjte e territoreve te Kosoves po e shderrojne Kosoven ne nje shtet te vogel, te varfer, te dobet, teresisht i pamundur te veteqendroje me kembet e veta e lehtesisht i thyeshem perballe çdo krize te brendshme apo nderkombetare.

Nje nder parimet nderkombetare per pavaresimin e shteteve dhe njohjen e tyre nderkombetare, krahas territorit, popullsise, institucioneve sovrane eshte edhe aftesia ekonomike per te siguruar qendrueshmeri dhe zhvillim ekonomik e social te brendshem. Cenimi i njerit prej ketyre parimeve prodhon shtet te dobet, te varfer dhe per pasoje problematik se brendshmi dhe te panjohshem nderkombetarisht.

Kosova nuk eshte e varfer. Por Kosova nuk eshte as e pasur. Kosova eshte ne ekuilibre ekonomike shume delikate. Territori, burimet, popullsia qendrojne ne nje balance te perputhshme dhe per kete arsye te pacenueshme.

Nese kjo balance territor, burime e popullsi cenohet, sic po synohet nga politikanet tregetar me Thaçin e Vuçiçin ne krye dhe me disa argate ne Prishtine e Tirane apo gjetke atehere e ardhmja e shtetit te Kosoves vihet ne pikepyetje serioze. 

Pazar me heronjtë e viktimat e Kosovës

Kur niset politika e pazareve pa principe çdo gje shnderrohet ne mall qe shitet dhe blihet nga politikanet pazarxhinj. Ne rastin konkret, kohet e fundit marifetxhiu, futehundesi e pazarxhiu midis medias, politikes dhe konspiracionit si dhe argati bredharak Beograd-Prishtine-Tirane na beri me dije, qe nuk do ta deshironim, por qe nuk kemi arsye te mos e besojme, se marreveshje parasheh amnisti per krimet e kryera nga Serbia ne Kosove.

Pra, mbas pazarit me leshim te territoreve te Kosoves, po behet, ne mos eshte bere, pazar edhe me heronjte dhe viktimat shqiptare ne Kosove. Ne kandarin e pazareve tregetaret e politikes Beograd-Prishtine, me heshtjen e Tiranes po vene Prekazin, Reçakun, Krushën, heronjte, viktimat, te humburit, te perdhunuarit. Po shkelin mbi familjen Jashari, Ukshin Hotin, Fehmi Aganin dhe figura te shumta emblematike qe e shkruan me gjakun e tyre lirine dhe pavaresine e Kosoves.

Amnistia e krimeve te Serbeve ne Kosove eshte fshirja e historise se Kosoves. Aministia e krimeve Serbe ne Kosove eshte ne fakt zhbërja e Kosoves. Sepse ishin krimet, genocidi pastrimi etnik i shqiptareve nga Serbet, qe perbene arsyetimin principal, ligjor e njerezor per nderhyrje nderkombetare humanitare ne Kosove te NATO-s dhe komunitetit nderkombetar. Krimet, genocidi, pastrimi etnik ishin dhe mbeten arsyet themelore qe Kosova u mbeshtet nga NATO dhe Perendimi per shkeputjen nga Serbia.

Historia moderne e njerezimit mbas Luftes se Dyte Boterore na ka dhene shembujt me Gjykatat e Nurenbergut, Tokios, Ruandes, bazuar ne te drejten nderkombetare te Konventave te Gjeneves dhe protokolleve te tyre qe asnje genocid, krim kunder njerezimit apo pastrim etnik ne kohe paqe apo lufte nuk mund te tolerohet e as te aminstohet, por duhet te denohet.

Tregetaret e politikes ne Serbi dhe Beograd me heshtjen apo dakordesimin edhe te ndokujt tjeter ne Tirane apo akoma me larg, duke kerkuar amnisti per genocidin, krimet kunder njerezimit dhe pastrimit etnik te Kosoves po shkelin ne menyren me te papranueshme parimet themelore te se drejtes nderkombetare, mbi te cilat njerezimi ka ngritur paqen, sigurine, demokracine, te drejtat e njeriut dhe te pakicave kudo ne bote.

Nese pazaret me territore e varferojne Kosoven deri ne pamundesi per te mbijetuar si shtet i pavarur, amnistia e genocidit, krimeve dhe pastrimeve etnike ne Kosove e perdhosin poshtersisht dhe turperisht identitetin, dinjitetin dhe sakrificen sublime te popullit te Kosoves per liri e pavaresi. Nje perdhosje e tille i fshin Kosoves te kaluaren, pa themelet e pergjakura te se ciles e ardhmja e saj do venitej deri ne shuarje.

Pazaret me drejtesinë

E fundit qe do te mund te bjere pre e tregetareve politike eshte berja e pazareve me drejtesine. Nga marifetxhiu, futehundesi dhe pazarexhiu midis medias, politikes dhe konspiracionit dhe ndermjet Beogradit, Prishtines dhe Tiranes na u be me dije keto dite gjithashtu, qe nuk do e deshironim, por qe nuk ka arsye per te mos e besuar se ne marreveshjen e bere nen tryezat Vuçiç-Thaçi na qenka edhe zhberja e Gjykates Speciale per krimet e kryera ne Kosove ne vitet 98-99 nga eksponente te UÇK-se ndaj serbeve te pafajshem. Ky pazarllek eshte nje provokim shume i rrezikshem, tendecioz, manipulativ dhe djallezor.

Eshte i rrezikshem sepse mund te mbuloje krime te bera nga individe te veçante qe damkosin popullin e Kosoves dhe imazhin e tij ne bote. Te inkriminuarit e çdo kohe e te çdo vendi lypet te perballen me drejtesine. Kosoves i duhet jo paqe dosido, por paqe e drejte. Kosova ka nevoje per 'justice peace'. Kjo do thote se te gjithe te inkriminuarit, serbe apo shqiptare lypet te perballen me drejtesine.

Eshte tendencioz, sepse perpiqet te siguroje mbeshtetje te nendheshme te eksponenteve te larte dhe te niveleve te tjera, qe kane kapur pika kyçe te shtetit dhe institucioneve te Kosoves dhe duan keshtu ti rreshqasin pergjegjesive personale me koncesione shteterore e kombetare.

Eshte manipulativ sepse tenton te perdore, te shperdore dhe te abuzoje me vlerat e UÇK-se, kontributi e se ciles njihet e vleresohet kombetarisht dhe nderkombetarisht. Asnje i inkriminuar nuk duhet te fshihet prapa vepres se ndritur te UÇK-se per fshehjen e krimeve individuale qe duhet provuar nga drejtesia.

Eshte djallezor sepse, ne menyre terthore, te fshehte, indirekte kerkon te beje “amnisti reciproke kriminelesh”. Pra, marreveshja e tregetareve te politikes, na del qe qenka edhe marreveshje per kriminelet e luftes 98-99. Serbise t'i beje amnisti per genocidin, krimet masive dhe pastrimin etnik ne Kosove, ndersa Kosoves t'i beje amnisti per personat e veçante qe rrezikohen te denohen nga Gjykata Speciale e ngritur posaçerisht ne Kosove.

Se fundi, kjo lloj “amnistie reciproke kriminelesh” duke u bere pjese e nje marreveshje dypaleshe nderkombetare vendos shenjen e barazimit te krimit te provuar nderkombetarisht te shtetit serb ne Kosove me krimet qe mund te jene bere, ende te paprovuara, nga eksponente te veçante individualë te Kosoves mbi serbe te pafajshem ne Kosove. Synohet pra te perzihet ne menyren me djallezore krimi shteteror i Serbise mbi shqiptaret me krimin individual te ndonje shqiptari kunder cileve serbe ne Kosove.

Kohet e fundit diskursi politik, publik dhe mediatik per Kosoven po fokusohet gjithnje e me shume mbi marreveshjen per normalizimin e marredhenive te saj me Serbine. Zerat kontradiktore, disa te konfirmuar e disa jo, disa publike, te tjere konspirative, disa ne Kosove e Beograd e te tjere ne Uashington dhe Evrope, po shprehen per ekzistencen e nje marreveshje te bere ne konspiracion nga Vuçiç dhe Thaçi, mbeshtetur edhe nga te tjere.

Ne kete diskurs po njihemi jo vetem me ekzistencen, por edhe me permbajtjen e kesaj marreveshje. Kuadri i saj duket te jete perpiluar jo nga parime te qarta, por nga pazare territoriale, amnisti kriminelesh serbe ne Kosove dhe zhberja e institucioneve te drejtesise te ngritura ne Kosove per akuza mbi krime ndaj civileve serbe ne Kosove.

Pra, marreveshja Serbi-Kosove pergatitur nga Vuçiç-Thaçi, e shpalosur ne diskursin politik, publik e mediatik kohet e fundit duket te jete nje marreveshje qe ka dy synime: coptimin e metejshem te Kosoves dhe amnistimin e krimeve te luftes ne te dy shtetet.