Opinione

Artan Fuga: Kur dhuna do të largohet nga Shqipëria?

Si është e mundur? Konflikti social dhe rezistenca sociale, një realitet krejt normal për një shoqëri të sotme, tek ne kthehen:

  1. Në shkopa gome dhe gurë midis protestuesve dhe policisë.
  2. Në debate që degjenerojnë në sharje e fyerje në Kuvend.
  3. Në thirrje për mosbindje civile e mitingje që opozita premton e nuk organizon.
  4. Në emisone në TV e komente.

Kaq!

Dhe jeta vazhdon mes degradimit, mizerabilitetit dhe kotësisë.

Kur do të mendojmë ndryshe?

Ta mendojmë ndryshe Shqipërinë?

Ta mendojm ndryshe veprimin social?

Kur qeveritë do të dëgjojnë njeriun para se sa ky të mos ketë rrugë tjetër veç kapjes së gurëve?

Kur do të arrijmë që ndryshimin ta bejmë me anë të opinionit publik, pra përmes fjalës?

Kur dhuna do të largohet nga Shqiperia, ku gure mbi policët dhe shkopa gome mbi qytetarët, nuk do të na mbajnë në gjendje barbare, parademokratike?

Kush na hedh në kaos e dhunë, atje ku argumenti hesht? Ku fjala bëhet e tepërt?

Kur do ta mendojmë këtë një herë pa humbur mes flakëve, shkopave, gurëve?

Kush po na bllokon mendimin ndërkohë përsë ri dështuam të  bëhemi shtet?