Meditim për miqësinë
- Nga: Endrit Mullisi
Më mirë një mik se një thesar. E kemi dëgjuar shpesh të na e thonin këtë shprehje kur ishim më të vegjël.
E vetmja gjë që nuk na sqaruan mirë, ishte se kush quheshin miq dhe çfare ishte thesari …
Në se miq jane ata që i ke rrotull në ditët e tua të mira, por kane humbje kujtese kur ti je keq, atë herë duhet parë me kujdes se në cilin bulevard i ke gjetur miqtë.
Ky eshte një problem i madh i shoqërise që mendon se i blen miqtë me thesare dhe ndere.
Secili ka standarte të caktuara të jetës dhe miqtë i zgjedh pak a shumë sipas standartit qe i ka dhënë vetes. Dikush para ca kohësh ishte i merzitur me ata qe i quante shoke. Ndërsa e rimendova shumë herë atë situatë, konkludova që problemi është me zgjedhjen e personit … pra s'ke pse çuditesh kur "miqte" të lenë në baltë.
Personalisht, miqtë e mi janë ata qe i njoh përmbi 20 vjet. Të tjerët jane shokë kafeje, shokë pune apo komshinj, që kanë mundësinë me kalimin e viteve të hyjnë në nivelin e miqve.
Por, një gjë duhet të ndodhë përpara. Ata ose unë, do të na duhet të ndryshojmë nivelin e pritshmërisë …











