Don Kishoti i Serbisё
- Nga: Pёrparim Kapllani
Shumёkush qё ka patur fatin e madh tё lexojё kryeveprёn e letёrsisё botёrore “Don Quixote” me autor Miguel de Cervantes Saavedra-n, e ka skalitur thellё nё kujtesё atё detaj aq tё spikatur nё roman, siç ёshtё ai i luftёs qё bёnte Don Kishoti i Mançёs me mullinjtё e erёs.
Cervantes ndёrroi jetё nё muajin prill tё vitit 1616, por vepra qё la pas tingёllon bashkёkohore edhe nё ditёt e sotme, kur kujton qё nё faqet e para tё Tanjugut apo B92 pat dalё me tё madhe Ministri i jashtёm i Serbisё Ivica Dacic dhe deklaronte se prioriteti i punёs sё tij do tё ishte zbritja e njohjeve tё Kosovёs poshtё numrit 100. “Gjatё tre muajve tё fundit, pesё vende kanё tёrhequr mbrapsht njohjen e Kosovёs. Ndoshta pёr gjashtё muaj do tё zbresё poshtё numrit 100,” tha Ivica.
I pyetur nga gazetarёt se a ishte ky njё shans realist, Ivica nuk hezitoi tё pёrgjigjej se “jepte garanci pёr kёtё”, por pa dhёnё afat kohor se kur mund tё ndodhte njё gjё e tillё, sepse nuk mund tё arrinte t’i vizitonte tё gjitha shtetet qё e kishin njohur Kosovёn. Dacic theksoi se kujdes duhet patur me ata pёrfaqёsues shtetesh, tё cilёt mund tё tёrheqin njohjen e Kosovёs. Pёrfaqёsuesit nga ministritё e tjera nё qeverinё e Serbisё duhet tё bёjnё tё njёjtёn gjё. Keshtu koordinohen veprimet dhe shmanget ndokush qё do t’i refuzonte tё takonte pёrfaqёsuesit e kёtyre vendeve. Kjo ishte arsyeja pse Dacic, sipas atij vetё, kishte udhёtuar aq shpesh nё Afrikё dhe Azi dhe pёr kёtё arsye Prishtina ankohej vazhdimisht.
“Pёrderisa Prishtina e percepton si diçka irrituese kёtё qё po bёj, unё krijova njё ekip qё tё merrej pikёrisht me kёtё punё. Pёr mua ky do tё jetё prioriteti i veprimtarisё sime politike.”
Pёrsa i pёrket kёrkesave tё Perёndimit qё tё zgjidhet sa mё shpejt çёshtja e marrёdhёnieve ndёrmjet Beogradit dhe Prishtinёs, Dacic theksonte se “nuk mund tё vihej nё garё me kohёn”, sepse negocimet nё Bruksel janё tё natyrёs teknike, ndёrsa njё zgjidhje pёrfundimtare nuk ёshtё diskutuar nga askush.
“Ёshtё pёrmendur vetёm njё marrёveshje ligjore e detyrueshme (Legally Binding Agreement) nga ish komisioneri Stefan Fule, i cili atё kohё tentoi tё kёnaqte tё dyja palёt, vendet qё kanё njohur tё ashtuquajturёn Kosovё dhe ata qё nuk e kanё njohur. Atёherё Fule nuk e sqaroi se çfarё donte tё thoshte me kёtё marrёveshje tё detyrueshme ligjore. Madje, askush nuk i kёrkoi sqarim se çfarё donte tё thoshte me kёtё.
I pyetur nёse Serbёt nё Kosovё do tё formonin vetё ZSO-nё, (Asosacionin e Komunave Serbe), Dacic u pёrgjigj se “gjithçka varej nga vlerёsimi qё do tё bёnte Serbia.”
“Nё kёtё rast, ёshtё shumё e rёndёsishme qё tё ruajmё marrёdhёnie tё fuqishme me Rusinё dhe Kinёn. Marrёdhёnie tё fuqishme duhet tё ndёrtohen me ato vende qё nuk e kanё njohur ende tё ashtuqajturёn Kosovё dhe duhen bёrё pёrpjekje qё me Gjermaninё, Francёn dhe Amerikёn, marrёdhёniet tё ngrihen nё nivelin e njё mirёkuptimi tё dyanshёm sesi mund tё gjendet njё zgjidhje e pёrhershme.”
A do t’ia arrijё Don Kishoti i Serbisё qёllimit, qё tё ulё numrin e njohjeve nё 100? Dikush duhet t’i sugjerojё kёtij kllouni, qё lufton me mullinjtё e erёs, se dielli shihet qysh nё mёngjes. Fillimi i mbarё ёshtё gjysma e punёs. Njё kuzhinier i mirё e fillon punёn nga pjata mё e vёshtirё e menysё.
Qё tё mos harxhojё kot taksat e qytetarёve serbё, Ivica duhet ta fillojё nga Amerika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kanadaja, Italia dhe vendet e tjera perёndimore, se po ngeli andej nga Afrika, kam frikё se do ta kapё ndonjё malarie dhe eja e tё gjesh ilaçe e ta shёrosh Dacicin pastaj.
Ky Don Kishot modern i ditёve tona e meriton njё roman satirik, por pёr kёtё na duhet tё mёsojmё nga Cervantes, se si mund ta arrijmё njё vepёr tё tillё nё tё ardhmen. Problemi ёshtё si do tё jetё ky personazh. Simpatik apo thjesht njё qesharak qё kёndon kёngёn “Osman Aga”, sa herё qe Erdogani vjen pёr vizitё nё Beograd. Mbetet pёr t’u parё.












