Duhet qeveri teknike dhe shtyrje e zgjedhjeve - Nga Milaim Nela
Ardhja e Chris LaCivita në krye të fushatës së Partisë Demokratike jep një mesazh të fortë të ndryshimit të politikës amerikane ndaj Shqipërisë. Kjo është e padiskutueshme.
Por, të mos kemi as iluzionin më të vogël se ata do ta bëjnë Partinë Demokratike të zgjedhshme apo të pëlqyeshme nga votuesi shqiptar.
Amerika nuk do ta bëjë Shqipërinë. Atë mund ta bëjmë vetëm ne shqiptarët.
Mos u mashtroni, pavarësisht deklaratave të papagallëve jargavitës (të liderit) për karrierë.
Partia Demokratike duhet të ndryshojë fytyrën e vet, të bëhet e pëlqyeshme, të bëhet e dëshirueshme dhe mbi të gjitha të bindë edhe ata përtej bazës së vet se ajo është ndryshe kësaj radhe.
Partia Demokratike duhet të bindë popullin të cilit i ka shkuar thika në asht, se kjo opozitë është ndryshe nga pushtetarët e Rama-Veliajt dhe nuk pret radhën e karrigeve të pushtetit.
Partia Demokratike duhet të demonstrojë se ajo respekton votën dhe vullnetin e bazës së saj për zgjedhjen e kandidatëve për Parlamentin.
Partia Demokratike duhet të provojë me vepra e jo me fjalë boshe se është parti e interesit kombëtar shqiptar.
E kjo do të dëshmohet me hapa konkrete në rishikimin e aleancave para apo paszgjedhore me grupime të caktuara politike.
Partia Demokratike duhet të dëshmojë me vepra e jo me retorikë boshe se e ka seriozisht luftën kundër Soros.
Nuk mund ta luftojë PD Sorosin dhe soroizmin pa pastruar shtëpinë e vet nga vemjet e Sorosit të cilët po e shkatërrojnë të vetmen shpresë që kanë shqiptarët.
Kjo për mua është është taksative.
Nuk mund të jetë soroisti i Ramës i keq e soroisti i PD i mire, sepse na duhen votat.
Jo!
Soros dhe vemjet e tij duhen shkulur njëherë e mirë nga çdo cep e vendi duhet dezinfektuar.
Soros dhe soroizmi është neglizhuar për kohë shumë të gjatë në Shqipëri dhe media akoma nuk ka kurajo dhe liri të flasë e debatojë këtë çeshtje kaq të rëndësishme, kaq kardinale.
Duke thënë të gjitha këto e duke kuptuar situatën katastrofale të krimit e patronazhimit dhe kurthet ku ka rënë Partia Demokratike, siç është ky i votës së diasporës me postë është absolutisht jetike të kërkohet:
1. Qeveri teknike me mandat të paktën 8 mujor ku si detyrën me të rëndësishme të ketë de-patronazhimin e shoqërisë shqiptare e sidomos të administratës publike.
2. Shtyrje e zgjedhjeve në paketë me ndryshime të Kodit Zgjedhor
Pa këto dy kushte e realizim të tyre nuk shoh dot asnjë mundësi që opozita të fitojë zgjedhjet më 11 Maj.
Statura dhe energjia e Sali Berishës është e pamjaftueshme për ta çuar opozitën në fitore. E theksoj, ai është absolutisht i domosdoshëm por jo i mjaftueshëm.
Shënim:
Mendimet dhe opinionet e shprehura janë personale dhe vetëm të miat. Ato nuk përfaqësojnë askënd veç autorit, i cili nuk është pjesë e asnjë grupimi apo forumi politik në Shqipëri apo jashtë saj.
© Milaim Nela
















