Blog

Ylli Dylgjeri: Pse kërkohet largimi i Edi Ramës nga qeverisja?

Mosbesimi se Rama zhvillon zgjedhje të ndershme mbetet në krye të kërkesave të opozitës për pjesmarje në to. Mungesa e transparencës dhe kriminalizimi i tyre janë në qënder të këtij mosbesimi. Pra mungon besimi dhe parimi check and balance.

Ka ende argumeta që vërtetojnë këtë? Mendoj se po.

Duke punuar në vite pranë kabineteve qeverisëse të të dy partive konkuruese do tu shtoja fakteve të hedhura deri më sot në tryezën e debatit edhe këto 3 fakte të qënësishme:

Partia në pushtet hynte në zgjedhje deri para zgjedhjeve të fundit me dy programe:

1- Programin e Partisë;

2- Programin e Policisë së Shtetit;

Në zgjedhjet e fundit Partia në pushtet, shtoi edhe një program të tretë:

“Programin e krimineleve dhe bandave” (vënja në thonjëza flet për anarshinë e këtij programi).

Të tre këto programe, qëndrojnë përballë një programi të opozitës.

Ky është mosbarazimi. Ky është thelbi. Ky është çelsi i fitores së zgjedhjeve në çdo kohë e kurdoherë i Ramës.

Ky Pushtet e ka vërtetuat këtë skemë programesh.

Veç fakteve tashmë të njohura, dosja 339 është dokumenti provë i kësaj platforme kriminale.

Ndaj kushti i largimit të Edi Ramës është i panegociushëm për të shkuar drejt zgjedhjeve më të lira e më të ndershme.

Për të bërë zgjedhje puro të lira e të ndershme, këtij vendi do ti duhen vite e dekada.

Tagged under Edi Rama Ylli Dylgjeri