Njësoj vrastarë të gruas - Nga Artan Gjyzel Hasani
- Nga: Artan Gjyzel Hasani
Dy vrasësit më të mëdhenj të gruas në shoqerinë shqiptare janë burrat që urrejnë gratë dhe gratë që urrejnë femrën.
Të parët, që përgjithësisht janë meshkuj injorantë, vrasin njeriun brenda gruas.
Të dytat, që paradoksalisht vetëquhen "feministe", vrasin femrën brenda gruas.
Të dyja kategoritë njësoj vrastare dhe njësoj të neveritshme.
Meshkujt që urrejnë grate nuk veprojnë nën axhenda të organizuara, por nën zulma dritëshkurtësie individuale.
Krimi i tyre është krim ordiner.
Feministët (njerëzit që urrejnë femrën brenda gruas) veprojnë të mirëorganizuar e me axhenda të mirëfinancuara, e prandaj janë edhe më të rrezikshëm për gruan që dëshiron të mbetet femër, e për pasojë edhe për familjen që do të krijojë nesër kjo grua-femer dhe femijët që do të lindë...
Krimi i tyre është Krim i Organizuar.
Vrasja e femrës brenda gruas dhe krijimi i një Gjenerate të Degjeneruar Pasardhësish janë qëllimi final i axhendës globaliste në rrugën e shkatërrimit të familjes!





















