Blog

Dukuni o shqiptarë! - Nga Alfons Zeneli

Na i shkulën liritë themelore në '45 dhe ne heshtëm si lopë. Jetuam si të tilla 45 vjet.

Tani banditët e qeverisë janë sulur serish si një tufë e etur piranjash mbi të drejtat njerëzore, mbi pronat publike, mbi themelet e kulturës e të gjuhës të cilat nuk na i rrëzuan dot as perandoritë.

Sot ne heshtim përsëri duke ju ndihur tragjikisht barbarëve mavi dhe kauzës së tyre: përçudnimin të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Sot na vjen turp që iu nënshtruam komunizmit dhe lejuam etërit e pushtetarëve të sotëm ta shndërronim Shqipërinë në një kavie të pështirë e unike.

Nesër kur brezat të shohin se çfarë Shqipërie iu lamë, të turpëruarit e historisë do të jemi ne.

Nesër do të jemi ne kaviet e yndyrosura, derrat e kënaqur e të rrumbullakosur që mbytëm me palat e barqeve lirinë dhe dinjitetin tonë.

Mos lejoni që Surrel Baba të dalë mbi Skënderbeun, që Elisa Spiropali të njihet më shumë se Dora d'Istria, që Taulant Balla të dalë mbi Isuf Luzajn, që Ulsi Manja të dalë mbi kardinal Mikel Koliqin, që Gramoz Ruçi të njihet si vlerë mbi Osman Kazazin.

Dukuni o shqiptarë!

Shikoni si reagojnë kombet e tjerë sapo iu cënohet e drejta më e vogël.

Ngrihuni e luftoni me çdo mjet qeverinë mongole që ju fyen, ju tall, ju poshtëron, ju vjedh, ju rrjep, ju ngulfat të tashmen dhe të ardhmen!

Ngrihuni dhe vërtetoni që nuk jeni popull lopë. Përndryshe, historia do vjellë mbi ne e neveritur!

©Alfons Zeneli