Presidenti që i duhet Kosovës - Nga Enver Robelli
Kosovës i duhet një president që perfaqëson unitetin e popullit, një president që nuk ka probleme me drejtësinë, një president me dije e kulturë të gjerë, një president jo-gënjeshtar, një president i papërfolur në afëra korruptive.
Një president që s'shquhet me aktivitete ilegale e kriminale para, gjatë dhe pas mesnatës (dhe ditës), një president që nuk ka krijuar pasuri të pafundme përmes rrugëve joligjore, një president që postin e presidentit nuk e sheh si lojë "fati".
Një president që kauzat publike nuk i shet sipas interesit të çastit, një president larg moçalit politik të 20 viteve të fundit - një moçal me korrupsion, krim të organizuar, lidhje me banditë dhe miqësi me tregëtues droge.
Në muajt e ardhshëm partitë politike kanë kohë ta gjejnë një kandidat të tillë.
Grua apo burrë.
Kusht parësor: të jetë i ndershëm dhe i papërlyer!
©Enver Robelli





















