Blog

F..k Trump - Nga Rushan Xhaferi

Si rrallë ndonjëherë, rasti i Trumpi-t është interesant. Asnjë personalitetet politik nuk ka pasur efektin të polarizojë opinionin publik deri në atë pikë sa opinionet të ndahen si me thikë, në adhurues të Trump, duke e konsideruar si shpëtimtar i njerëzimit dhe urrejtësit ndaj tij deri sa të thonë fuck Trump!

Vetë emri Trump ka dy kuptime në gramatikë. Si emër do të thotë avantazh në një lojë me letra dhe si folje ka kuptim me ta fut. Shoku Tarras!

Trump duke mos berë asnjë gjë pozitive për popullin amerikan, sidomos për pjesën dërrmuese, ka admirues deri në Shqipëri. Presidenti amerikan nuk ka asnjë lloj respekti për njerëzit e thjeshtë që punojnë punë të rëmdomta me pagesë të ulët, shumica e të cilëve janë femra. Grub them by the pussy thotë Donaldi me mendimin se femrat esencializohen me vaginën. Një person i tillë nuk ka vënd në një pozitë të plotfuqishme. Por kjo gjë nuk i shqetëson disa. Ndoshta janë hajvanë dhe rruga drejt daljes në jetë mund tu duket një organ lodër në duart e Trumpit.

***

Roli i presidentit amerikan nëpër vite ka qënë ai i mbajtjes së balancës botërore ose i shkatërrimit të saj. Fatëkeqësisht SHBA është polici i botës. Kjo polici ekziston në rradhë të parë falë bazave ushtarake që Amerika zotëron në katër cepat e globit. Presidenti i radhës trashëgon këtë superfuqi, shumë herë për të shkatërruar. Por populli është i vetmi sovran që vendos se cilin president zgjedh.

Në 2016, Hillary Clinton mori 2% vota më shumë se Trump, gati 3 000 000 në total. Populli amerikan nuk mundi të vendoste dot për hir të një sistemi çudibërës ku vota e popullit është pazar. Në vëndin gjasme më demokratik në botë, demokracia dështoi. Por kjo nuk është hera e parë.

Kur në Shqipëri vidhen votat në çdo zgjedhje, e pra, u vodhën edhe në SHBA në vitin 2000. Ky realitet i siguroi shqiptarët se vjedhja e votimeve nuk është edhe aq e pa përhapur. Al Gore humbi, ndoshta nga emri. (Ba)Bushi «fitoi» ndoshta nga babai dhe Lindja e Mesme u dogj, ku më pas terrorizmi degjeneroi.

Rolin e balancës botërore në këtë moment e mban Trump. E pamë se si e katranosi. Trump i konsideruar si shpëtimtar i njerëzimit është e dhimbshme. Fakti që ky tip i neveritshëm mund të drejtojë ende fatin e botës për katër vite të tjera … nuk di çtë them…

 

Logo e një marke t-shirt

Pasi Muri i Berlinit u rrëzua dhe Bashkimi Sovjetik dështoi, Amerika u gjend pa një armik të besueshëm për të kontrolluar botën në rolin e saj si «shpëtimtare».  Kina si armiku më i madh botëror, ka kohë që po mundohet të përcillet në publik, të paktën këto 30 vitet e fundit dhe jo rastësisht.

Trump po mundohet, por pa rezultat, të djallëzojë Kinën për të gjitha të këqiat. Kina nuk është ëngjëll por një diktaturë e korruptuar (mund të jetë ndryshe?). Por nuk mund të jetë më shumë djall se SHBA. Sigurisht, ne e mbajmë Amerikën në qiell se i dha pavarsinë Kosovës. Dhe së fundmi një deal me Serbinë me Trump si ndërmjetës.

Mbas marrëveshjes, Trump bëri këtë tweet: «Another great day for peace with Middle East - Muslim-majority Kosovo and Israel have agreed to normalize ties and establish diplomatic relations. Well-done! More Islamic and Arab nations will follow soon».

Mund të kuptojmë të paktën dy gjëra. Trump nuk e ka idenë se ku bie Kosova se e çon në kufi me Palestinën dhe e dyta, oportunizmi i Trump-it për të thënë se vëndet myslymane bashkëpunojnë me Izraelin përveç Palestinës (që nënkuptohet) se janë njerëz të këqinj dhe duan vetëm luftë. Oportunizmi i Trumpit është i neveritshim sepse përfiton nga fakti që në SHBA pak njerëz e njohin Kosovën për të kuptuar budallallëkun e tij në këtë tweet, por jo vetëm.

Përfundimisht, është për të ardhur keq kur shikon se sa njerëz të cilët nuk kanë asnjë argument koherent për të shprehur mbrojnë Trumpin me pathos. Asnjë mendim kritik, asnjë aspekt largpamës, vetëm përulësi. Të sigurtë që Trump është Jezusi i ringjallur shkruajnë idiotësira pa fund.

Preferoj të gjej argumenta për të kritikuar një person që e konsideroj shkatërrues në veprime duke marrë rrezikun të gabohem dhe më në fund të pranoj gabimin kur të shoh punën e mirë nëse do ta realizojë, sesa të kem qëndrimin e kundërt. A do jenë kaq me kurajo këta “avokatë të djallit” të pranojnë që ia kanë futur kot, plako?

©Rushan Xhaferi