Kohë paradoksesh - Nga Robert Kore
-Pasi e lindin dhe financojnë terrorizmin, pastaj na thonë: po luftojmë terrorizmin.
-Pasi krijojnë armiq imagjinarë nëpër botë, pastaj na thonë: po bëjmë luftë humanitare.
-Pasi vrasin me qindra mijëra gra e femijë të pafajshëm nëpër Azi dhe Afrikë, pastaj na thonë: jeta e një njeriu të vetëm është e shtrenjtë.
-Pasi e hedhin vetë virusin, pastaj na thonë: ne po ju mbrojmë shëndetin.
-Pasi krijojnë kriza në gjithë boten, pastaj na thonë: ne po hartojmë një paketë anti-krizë.
-Pasi djegin e shkatërrojne, pastaj na thonë: Ne do vendosim rregull.
-Pasi e shkatërrojnë ekonominë dhe zhdukin bizneset e mesme dhe të vogla, pastaj na thonë: e kemi gati ndihmën për bizneset.
-Pasi të kanë mbyllur një vit të tërë, pastaj të thonë: hapja fillon nga qëndrimi në shtëpi.
-Pasi të përçajnë kudo dhe në çdo aspekt, pastaj të thonë: ne jemi të tërë bashkë.
-Pasi i heqin njerëzit nga puna dhe shtojnë asistencën pastaj na thonë: ne po luftojmë varfërinë.
-Pasi na vjedhin me thes taksat tona, pastaj na thonë: ne do luftojmë korrupsionin.
-Pasi mediat na bëjne një trushplarje 24/7, pastaj na thonë: ne jemi kanali më i besuar në botë.
-Pasi mediat mbrojnë hapur politikanët kriminelë, pastaj na thonë: ne kemi për detyrim ti themi popullit të vertetën.
-Pasi politikanët bëjnë krime per t’u ngjitur në karrierë, pastaj na thonë: drejtësia është e barabartë për të gjithë.
-Pasi mblidhen të gjithë qelbësirat bashkë për të marrë pushtetin, pastaj na thonë: lani duart sa më shpesh dhe votoni për ne.
-Pasi marrin pushtetin, pastaj na thonë: prisni se s’keni parë gjë akoma.
-Pasi kujtojmë se i pamë të gjitha, ata pastaj kandidojnë për deputetë 80 vjeçarët enveristë dhe në fund fare enveristët e rinj akuzojnë enveristët e vjetër, se kanë ngelur enveristë.
©Robert Kore





















